Indeks Global i Paqes e ka publikuar listën me 10 vendet më të sigurta në botë për të jetuar.
Në edicionin e 10 vjetor, ky raport radhit 163 vendet më të sigurta për të jetuar, bazuar në nivelin e paqes që kanë, transmeton Express.
Raporti është bërë publik në muajin qershor, dhe Kosova në të cilësohet si vend mesatarisht i sigurt për të jetuar.
Islanda është renditur si vendi më i sigurt në botë për të jetuar, i pasuar nga Danimarka, Austria dhe Zelanda e Re.
Ja lista me dhjetë të parat:/Express/
1. Islanda
2. Danimarka
3. Austria
4. Zelanda e Re
5. Portugalia
6. Republika Çeke
7. Zvicra
8. Kanadaja
9. Japonia
10. Sllovenia
……………………
77. Kosova