Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

E publikuar: 02/11/2016 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Ekonomike dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore nënshkruan marrëveshjen për garancinë kreditore.

Ky garancion zgjeron gamën kredidhënëse të bankës përmes rritjes së sigurisë së kolateralit për kreditë e lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë më shumë biznese kosovare, ku për qëllim kanë kreditë e destinuara për kapital pune apo investime që kanë për qëllim të kontribojnë në zhvillim ekonomik të vendit, gjë që do të mund të ndikoj edhe në zvogëlim të papunësisë.

Procedura e aplikimit është e njejtë me procedurat standarde të bankës dhe me këtë rast, nëse klienti nuk i përmbush plotësisht kushtet për marrje të kredisë si: minimum i kolateralit, minimum i hipotekës apo minimum i ndonjë lloji tjetër kolaterali, banka do t’ia mundësoj lëshimin e kredisë duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk mund të aplikojnë direkt në FKGK për garanci.