Xhaviti për arrestimet: E kemi të pamundur t’ia imponojmë Serbisë

E publikuar: 01/11/2016 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së Komisionit për Stabilizim-Asocim, Xhavit Haliti, në një deklaratë për media në lidhje me arrestimet e fundit, ka thënë se Kosova e ka të pamundur ta imponojë politikën në Serbi. Ai ka nënvizuar që njerëzit që kanë probleme t’i shmangin lëvizjet në Serbi, shkruan Gazeta Express.
“Serbia e bën politikën e vet brenda shtetit të vet, Kosova e ka të vështirë ta imponojë politikën në Serbi. Të paktën njerëzit që e dinë qe kanë probleme të mos lëvizin nëpër Serbi”, tha Haliti.

Ndërsa, në lidhje me strategjinë diplomatike të Kosovës, Haliti u shpreh se diplomacia kushton dhe nuk mund të zhvillohet me “Facebook”.

“Nuk mund të zhvillosh diplomaci, t’i kërkosh takim një diplomati a deputeti e të shohësh a po ta paguan ai kafenë se s’ki lekë me vete. Diplomacia kushton, e diplomacia duhet ta ketë buxhetin e vet. Diplomacia nuk zhvillohet me ‘Facebook’”, ka shtuar Haliti.