Jam e lindur e rritur në Prishtinë. Kam kryer fakultetin, por fati me meshkuj nuk më shkonte, nuk më ecte. Kjo bëri që unë i mbusha 26 vjet dhe ende isha beqare. Por, nuk më shkoi edhe gjatë jeta në pritje, sepse si nga qielli më piku një njohje me një djalë që jetonte e punonte në Angli dhe thashë: e bëri Zoti mirë. Por nuk shkoi edhe mirë…, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, D. H., nga Prishtina.
Ka disa vjet që ai jetonte në Angli. Punonte dhe tjetër gjë në jetën e tij nuk rridhte dot. Ani pse koha i kalonte, ende nuk e kishte një të dashur, e lëre më femër për martesë… Por, për fat të mirë, një i njohur e babait të tij më njihte mua dhe i ofron atij njohjen time. Dhe, ndodhi si ndodhi, filloi njohja jonë. Unë aso kohe isha rreth të 26-ave dhe më përshtatej për moshën që kishte, sepse ai tashmë veç shkelte në të 30-at. Andaj, që t’i konkretizonim gjërat, i thashë nëpërmjet telefonit që të merrte aeroplanin dhe të vinte në Prishtinë, për një njohje më të thellë… Por, takimi ynë i parë ishte një tmerr i vërtetë: ai jo vetëm që s’mi hodhi sytë, por qëndronte pranë një kafazi dhe i fishkëllente kanarinës: yyyyhhhhh, yhhhhhh, yyyhhhh… Ia bëra disa pyetje, por ai përgjigjej me një jo ose po… S’durova gjatë dhe i hodhi gotën me ujë surratit, duke i thënë: “Jetë të lumtur me kanarinën!”.
LEXO EDHE
Një dashuri e papërsëritshme
Dhe, ika nga ai vend, kurse ai ngeli si pemë në lokal… Atëherë nuk kishim ende telefona si tash, andaj filloji t’më kërkonte dhe e vuri shoqërinë e tij në lëvizje për një takim të dytë…
Pas disa ditësh u takuan prapë, në rrethana rastësie (në fakt, ishte organizuar ai takim nga një mikesh e tij), ku u bë i mundur takimi… Propozimi martesës erdhi pas 9 muajsh nga ai… E kishte blerë një kanarinë dhe ma ofroi dhuratë, duke më thënë: “A martohemi bashkë?”. Mbeta e hutuar, sepse nuk e prisja një gjë të tillë, sidomos tash kur ma kishte sjell dhuratë kanarinën, e që ma kujtoi takimin e parë… Në vend të përgjigjes iu hodha në qafë. “Do të martohesh me mua a me kanarinën?”, i thashë./D. H. /Kosovarja/


















