Kryesore

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

15.08.2026 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Analisti politik, Ibrahim Shala, në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) për të hequr dorë nga bashkëqeverisja me Lëvizjen Vetëvendosje dhe gatishmëria për të votuar një president konsensual ka krijuar një realitet të ri politik në Kosovë.

Sipas tij, ky qëndrim ka ndryshuar atmosferën politike rreth themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se synimi i LDK-së është të krijojë identitetin e saj brenda opozitës dhe të dallohet nga PDK-ja e Aleanca.

“Në momentin kur u mendua se gjërat ranë në bllokadë dhe nuk do të ketë zgjidhje, me zhvillimet që nisen me bërë edhe me aktivizmin e tyre edhe brenda parlamentit Aleanca dhe PDK-ja, që më shumë nuk ishin veprime që ato e rrisnin opozitarizmin e tyre ose aktivizmin e tyre e sidomos para elektoratit të Kosovës, atëherë LDK-ja e mendoi potezin e dytë që është një potez shumë i zgjuar, një veprim shumë i zgjuar i cili e ka trondit këtë skenën politike të ngurtësuar të Kosovës me gatishmërinë e saj për të hequr dorë nga bashkëqeverisja me VV-në, mirëpo se a do të jetë e gatshme për të votuar një president konsensual. Do të thotë kushti i vetëm është që të gjendet një president konsensual”.

“Ky qëndrim ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë dhe një atmosferë tjetër në Kosovë rreth themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare. Dhe tash pas këtij qëndrimi të Lidhjes Demokratike, sigurisht se partia fituese dhe lideri i saj zoti Kurti është i interesuar që atëherë ky qëndrim të zgjerohet edhe më shumë që të futet në të edhe Partia Demokratike edhe Aleanca. Dhe vërtetë një president i ardhshëm i Kosovës të jetë konsensual dhe mos të jetë partiak, apo një figurë unifikuese dhe e pranueshme për të gjithë. Tash ne i kuptojmë qëndrimet e këtyre dy partive tjera opozitare që bëjnë në parlament edhe para qeverisë, sepse gjithkush don të rrisë presionin e vet edhe të bëjë politikë, mirëpo gjërat janë shkak-pasojë, ata lypin që të themelohet kuvendi dhe të zgjedhet qeveria, ndërsa strategjia dihet se kur të vijmë te hapi i tretë i presidentit ne e bllokojmë zotin Kurti edhe VV-në në zgjedhjen e presidentit dhe kështu shkaktohet përsëri kriza”, tha ai.

Shala ka thënë se Kurti kërkon marrëveshje paraprake për presidentin, pasi sipas tij, zgjedhja e presidentit është çështja më problematike për Vetëvendosjen.

“Ndërsa zoti Kurti e mbron teorinë që shkon në favorin e tij, se duhet të merremi vesh edhe për presidentin se ato dy të parat i ka vet në dorë, problematike e ka vetëm çështjen e presidentit dhe normalisht se ai ka strategjinë dhe insiston në atë që të ketë një marrëveshje paraprake që të shkohet edhe me konsensusin për presidentin dhe të zgjedhen institucionet e Kosovës”.

“Logjika e gjërave është në rregull që të themelohet parlamenti dhe të krijohet qeveria dhe pastaj të shkohet në zgjedhjen e presidentit. Mirëpo, duke i ditur praktikat e partive tona politike dhe se si mund të ketë ndryshim të qëndrimeve, sigurisht se Kurti kërkon dhe do të kërkojë garancione nga Lidhja Demokratike se do t’i qëndrojë besnik me qëndrimin e vet për të votuar presidentin, për të krijuar kuorumin për presidentin konsensual. Po qe se nuk do t’i ketë VV-ja këto garancione, sigurisht se do të taktizohet ende dhe do të shtyhet ende dita e themelimit të institucioneve të Kosovës, po mendoj e parlamentit, qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit”, tha ai për Ekonomia Online.

Duke folur për situatën politike pas zgjedhjeve, Shala ka thënë se partitë po bëjnë kalkulime për interesat e tyre, ndërsa ka vlerësuar se Kushtetuta nuk ka paraparë një situatë të tillë bllokuese.

“Të gjitha janë taktizime dhe të gjithë punojnë për favorët e veta, për të dalë fitues nga të gjitha këto kombinime dhe kundërshtime politike dhe krejt ajo çka lejon kushtetuta edhe ligjet në fuqi. Unë e kam përmendur disa herë dhe në çdo deklarim timin se e gjithë kjo situatë bllokuese dhe krizë në Kosovë është çështja e kushtetutës së Kosovës e cila nuk ka paraparë një situatë të tillë dhe lojtarët politikë kanë gjetur hapësirë për të dribluar. Dhe në vend që partitë opozitare të dalin si mbrojtës të kushtetutshmërisë, ata në fakt po dalin formalisht se situatat e njëjta do të prodhojnë prapë rezultat të njëjtë. Unë kam pritur që partitë opozitare të dalin me idenë se si të gjendet mënyra për të ndryshuar kushtetutën e cila jep zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Kjo do të ishte ajo e vërteta për të zgjidhur krizën politike në Kosovë”, tha ai.

Shala ka përshkruar edhe garën brenda kampit opozitar pas zgjedhjeve, duke thënë se LDK-ja synoi të krijojë një identitet të veçantë politik.

“E para duhet të konstatojmë gjendjen pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Skena është ndarë në dy pjesë sepse rezultati i zgjedhjeve ka dhënë këtë skenë: partia fituese dhe partitë që ngelen në opozitë. Brenda kampit opozitar, mbas rezultatit, ngelën PDK-ja, LDK-ja edhe Aleanca. Brenda kampit opozitar çdo herë ekziston një luftë e brendshme për vendin e parë, se kush do të jetë partia e parë e opozitës. Dhe strategjia e LDK-së pas kuvendit të saj ka qenë që ajo të krijojë identitetin e vet brenda opozitës dhe në këtë drejtim menjëherë ka çuar sinjale pozitive se është e gatshme për bisedime me partinë fituese, me VV-në. Edhe pse nuk u arrit një rezultat konkret, ajo krijoi një imazh tjetër dhe një dallim për t’u perceptuar më ndryshe sesa PDK-ja dhe Aleanca”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Kurti i përgjigjet Abdixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kurti i përgjigjet Abdixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Arrestohet personi që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Arrestohet personi që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas Marko Rubios?

A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas Marko Rubios?

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy” 13 gusht 2026| 23:46

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy” 13 gusht 2026| 23:46

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa i drejtohet VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa i drejtohet VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës