Analistët shohin rrezik për eskod tjetër në Kosovë nga mosliberalizimi, apo edhe nga liberalizimi i vizave. Por, Qeveria nuk ndan këtë shqetësim.
Për njohësin e rrethanave politike në vend, Nexhmedin Spahiu, është liberalizimi i vizave ai që mund ta rrezikonte Kosovën për një eksod të ardhshëm, të ngjashëm me atë të fundit të vitit 2014 dhe fillim të vitit 2015.
E, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, liberalizimin e vizave apo mosliberalizimin nuk e shfaqin si problem për një eksod tjetër.
Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka thënë për Tribuna Channel se vizioni i qytetarëve për një jetë më të mirë në vendet evropiane ka ndryshuar.