Me rastin e Ditës Kombëtare të Çekisë, Ambasada e saj në Prishtinë, do të ekspozojë fotografitë që ilustrojnë përditshmërinë e vërtetë të jetës, në Prishtinë dhe në vendbanimet tjera në Kosovë. Këto fotografi janë vepra të Albert Pich – autor i njohur çek për fotografitë në rrugë, të bëra gjatë tetë viteve të qëndrimit në Kosovë.
Kjo foto ekspozitë është titulluar “Në Kosovë me dashuri”, një titull që i referohet motos së Presidentit Vaclav Havel:
Sipas njoftimit, koncepti i ekspozitës së zhvilluar nga Ambasada e Çekisë është menduar si një reflektim natyral artistik mbi një iniciativë të mirëfilltë të Kosovës #InstaKosovo (hapësirë kreative e diplomacisë alternative të Kosovës e nisur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo nismë përdorë kanalet e reja për komunikim, kryesisht në mesin e të rinjëve, për të përhapë një porosi me mjete jo-verbale).
Ekspozita përbëhet prej 32 fotografive bardhë e zi. Këto fotografi do të ekspozohen në 16 panele me dimensione 1,6 x 2m., në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës, si pjesë e pritjes për Ditën Kombëtare të Çekisë do të bëhet sot në orën 18.00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 nëntor 2016.
Ai ka punuar në Kosovë nga viti 2007 deri më 2015.
Ambasadori i Çekisë do të mbajë fjalën e hapjes.

















