Shkupjani me inicialet G.D. ka fituar xhek-pot milioner në Videolotarinë Shtetërore të Maqedonisë (VLSHM) në vlerë prej 1.391.701 denarë, njoftoi MIA.
Megjithëse bëhet fjalë për shumë milionëshe në denarë, megjithatë as i shprehur në euro ky fitim nuk është “për t’u hedhur poshtë”, ngase bëhet fjalë për një shumë prej gati 23 mijë euro, shkruan Gazeta Express.
G.D. këtë shumë e fitoi në “Senator” në Qendrën tregtare të qytetit në Shkup.
“Paratë nga fitimi në vlerë prej 1.391.701 denarë do t’i shfrytëzojë për të blerë banesë. Kjo nuk është fitorja e tij e parë. Paraprakisht veçmë ka pasur disa fitime në lojën KENO”, kumtoi VLSHM.
Fitimet xhek pot, Videollotaria shtetërore e RM-së i ka filluar në qershor të këtij viti. Deri tani nën moton “Luaj për argëtim”, janë fituar 17 xhek pot milioner në vlerë të përgjithshme prej 23.370.400 denarësh, apo rreth 380 mijë euro./Gazeta Express/