Një 4-vjeçare është kafshuar për vdekje nga qeni i saj i ri.
Kiyana McNeal u sulmua nga qeni i tipit Doberman në momentin që po përpiqej ta ushqente atë me një biskotë në shtëpinë e saj në Michigan.
Qeni ishte nxjerrë nga shtëpia nga ish- i zoti, dhe u birësua nga familja McNeal.
Sipas raportimeve nga spitali, vajza kishte plagë të rënda në qafë, ku dhe ishte kafshuar.
E ëma e Kyiana-s, Jacey e cila u përpoq të ndante vajzën e saj nga qeni, u kafshua dhe përfundoi dhe ajo në spital.
Kyina, e cila donte të bëhej veterinere u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të shpëtonte.