Ergys Jaupaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite e 8 muaj burg për akuzën e rrëmbimit, është arrestuar në Tiranë.
Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2009.
“Ky shtetas u ndalua, për arsye se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës/Itali, me vendimin Gjyqësor të datës 22.09.2009, e ka dënuar me 10 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë në burg, për kryerjen e veprave penale të, “Rrëmbimit/heqjes së paligjshme të lirisë”, “Përdhunimit” dhe “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 110, 614, 605, 628, 609, të Kodit Penal Italia”, ka njoftuar polici.