Lajmet

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

31.07.2026 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë qartësi jo vetëm për mbajtjen e seancës konstituive më 6 gusht, por edhe për rendin e ditës së saj.

Cakolli, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Gjykata Kushtetuese tashmë e ka ngritur në nivel kushtetues edhe çështjen e rendit të ditës, duke e bërë të qartë mënyrën se si duhet të zhvillohet seanca.

“Në fakt tashmë Gjykata Kushtetuese e ka ngritur në nivel kushtetues edhe rendin e ditës tashmë është e qartë se seanca më 6 gusht është e qartë edhe rendi i ditës paralelisht me krijimin e atij komisionit për verifikimin e mandateve i cili ndonëse mund të ketë cështje që mund të ngritën në kuadër të tij për shkak se në kuptim kushtetues ndodhemi në situatën e ngjashme siç kemi qenë në shkurt të vitit 2025 ku kemi një kryeministër në detyrë dhe ministra në detyrë të cilët njëkohësisht janë certifikuar për të qenë deputetë dhe mbetet të shihet se si do të veprohet në këtë drejtim sa i përket çështjes së dhënies formale të dorëheqjes sepse të njëjtit nuk mund të ushtrojnë dy mandate”, u shpreh Cakolli.

Sipas Cakollit, paralelisht me zhvillimin e seancës do të krijohet edhe komisioni për verifikimin e mandateve, megjithëse në kuadër të tij mund të ngrihen çështje të caktuara që lidhen me statusin e kryeministrit dhe ministrave në detyrë.

Ai theksoi se situata aktuale është e ngjashme me atë të shkurtit të vitit 2025, pasi ekziston një kryeministër në detyrë dhe ministra në detyrë që janë certifikuar njëkohësisht edhe si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Situata në kuptim të ligjit për Qeverinë dhe ligjit për zgjedhjet përkatësisht rregulloren e punës së Kuvendit është e qartë që ministrat që janë në detyrë, përkatësisht edhe kryeministri në detyrë nuk mund të marrin mandatin e të qenit deputetë pa dhënë dorëheqje formale nga pozitat e tjera”, u shpreh Cakolli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së