Lajmet

Ferati para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vota e fshehtë është ushtrimi më i mirë i demokracisë

30.07.2026 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ferati para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vota e fshehtë është ushtrimi më i mirë i demokracisë

Pak para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, sekretari i përgjithshëm i LDK-së u shpreh së pritet të ndodhë ushtrimi i votës së fshehtë, që sipas tij është ushtrimi më i mirë i të drejtës demokratike.

“Pritet të ndodhë ushtrimi më i mirë i një të drejte demokratike, vota e fshehtë në raport me mocionin që e kanë ngritur për shkarkim pjesa e delegatëve iniciues, të cilët e kanë plotësuar kushtin statutar për me thirrë një Kuvend të tillë, i cili është këtu domethënë afat rekord prej kryesisë së partisë, duke respektuar normat statutore, pa e konsumuar në tërësi afatin prej 60 ditësh, po në ditën e 15-të Kuvendi veç po mbahet. Të gjitha organizimet teknike veçse janë përfunduar. Tash presim prej orës 6 me ardhë prezenca e delegatëve dhe me i zhvilluar punimet e Kuvendit. Kuvendi mbahet me një pikë të rendit të ditës, qysh e kanë ndërtuar kërkesën edhe edhe iniciuesit edhe nënshkruesit e kërkesës”, tha ai.

I pyetur se a do të jetë debat i hapur, Ferati u shpreh se sigurisht, pasiqë sipas tij LDK është shtëpi e debatit demokratik.

“LDK-ja është shtëpi e debatit demokratik e politik, sigurisht që debati do të jetë i hapur”, u shpreh ai.

Ferati pret që Kuvendi të rrjedhë në mënyrë demokratike, ku kjo tashmë është një frymë e demokracisë që po kultivohet nga LDK tash e sa kohë.

“Absolutisht po. Kuvendi është mekanizëm demokratik i zgjidhjes së mendimeve të ndryshme, të cilat ballafaqohen përmes argumentit, debatit dhe normalisht në fund konstatohen përmes shumicës demokratike që është vota e fshehtë në kuti, për të cilën LDK-ja tash e sa kuvende veç po e kultivon si frymë të demokracisë dhe formë të zgjidhjes së vendimeve kur ka mendime të ndryshme”, tha ai.

I pyetur se a do të jenë më shumë vota pro apo kundër, Ferati e shmangi pyetjen, duke thënë se qëndrimet e tij janë të qarta.

“Tani mendoj që është pyetje sugjestive. Edhe mendoj që përgjigja ime mundet me qenë subjektive. Konsideroj që tash ka pak kohë ose orë me thënë të drejtën deri sa kur Kuvendi konstaton me votën e fshehtë, kështu që nuk besoj që ka nevojë me u përgjigj, përndryshe qëndrimet e mia kanë qenë të qarta tash e sa kohë”, shtoi Ferati./EO

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij