Lajmet

Haxhiu: As Vuçiqi, as Bërnabiqi nuk mund ta zhbëjnë realitetin e Kosovës

29.07.2026 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu: As Vuçiqi, as Bërnabiqi nuk mund ta zhbëjnë realitetin e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Bërnabiq, duke i cilësuar ato si vazhdimësi të gjuhës së mohimit, urrejtjes dhe propagandës mbi të cilën, sipas saj, u ndërtua politika shoviniste dhe ekspansioniste e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Në reagimin e saj, Haxhiu thekson se, derisa qytetarët e Kosovës ende presin zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, Serbia vazhdon të mohojë shtetësinë e Kosovës dhe të ripërtërijë pretendimet territoriale ndaj saj.

“Serbia nuk mund të pretendojë se është e përkushtuar ndaj paqes dhe normalizimit, ndërsa nuk hap arkivat për personat e zhdukur, nuk bashkëpunon për zbardhjen e krimeve të luftës dhe vazhdon ta trajtojë Kosovën si territor të vetin”, thuhet në reagim.

Sipas Haxhiut, përballja me të kaluarën dhe respektimi i sovranitetit të shteteve fqinje janë kushte themelore për paqe të qëndrueshme në rajon.

Haxhiu rikujton se Republika e Kosovës është shtet i pavarur që nga 17 shkurti 2008 dhe se, në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ajo shton se Kosova është njohur nga 121 shtete, është anëtare e dhjetëra organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë dhe vazhdon ta forcojë pozitën e saj ndërkombëtare.

“Ky realitet nuk zhbëhet me deklarata politike”, theksohet në reagim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civil

Dushi: Tri palë zgjedhjet e fundit treguan se LDK-ja nuk po rritet, kjo ka shkaktuar probleme brenda partisë

Beqiri: Në LDK, humbësi i zgjedhjeve duhet të largohet nga drejtimi i partisë

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetë

Takimi në Zyrën Ovale, Netanyahu i dorëzoi Trumpit tre skenarë për marrëveshjen me Iranin

Takimi në Zyrën Ovale, Netanyahu i dorëzoi Trumpit tre skenarë për marrëveshjen me Iranin

Haxhiu: As Vuçiqi, as Bërnabiqi nuk mund ta zhbëjnë realitetin e Kosovës

Haxhiu: As Vuçiqi, as Bërnabiqi nuk mund ta zhbëjnë realitetin e Kosovës

BE qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

Hoti: Serbia po refuzon të japë informacionet për fatin e babait tim

Nafta shtrenjtohet pasi Trump kërcënon se do ta godasë ashpër Iranin

Kryeprokurori Gashi dhe ambasadori gjerman Rudolph diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabić: Kosova është pjesë e Serbisë

Gjini: Raporti i NDI-së alarmon për gjendjen në Kosovë

Merz: Mali i Zi duhet të bëhet anëtar i BE-së deri në fund të dekadës

IKD: Ministria nuk po zbaton aktgjykimet për pensionet e dyfishta të kategorive të dala nga lufta

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë