Lajmet

Një tjetër viktimë në sektorin e ndërtimit: Çfarë dihet deri tani për tragjedinë në Prishtinë

29.07.2026 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Një tjetër viktimë në sektorin e ndërtimit: Çfarë dihet deri tani për tragjedinë në Prishtinë

Një aksident i rëndë në një vendpunishte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë i ka marrë jetën një punëtori 26-vjeçar, ndërsa një tjetër 18-vjeçar ka mbetur i lënduar, pasi një vinç është rrëzuar gjatë punimeve.

Fillimisht ishte raportuar se dy persona kishin pësuar lëndime, por më pas Policia e Kosovës konfirmoi se njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri prej tyre nuk ka arritur të mbijetojë”, ka deklaruar Pllana.

Pas aksidentit, Inspektorati Qendror i Punës bëri të ditur se vinçi që u rrëzua ishte ende në proces montimi në momentin kur ndodhi ngjarja.

Sipas Inspektoratit, pajisja i përkiste kompanisë “Vëllezërit Asllani” dhe nuk kishte kaluar më parë procesin e inspektimit, pasi punimet në atë lokacion ishin në fazën fillestare të ndërtimit.

“Vinçi ishte duke u montuar në momentin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Institucioni ka bërë të ditur se ende nuk mund të përcaktohen shkaqet e sakta të aksidentit, pasi nevojiten hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të kuptuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë.

Inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në koordinim me Policinë, Prokurorinë dhe institucionet tjera përgjegjëse.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur hetime për rastin tragjik dhe ka njoftuar se tre persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Rasti është raportuar më 28 korrik 2026 rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, hetues policorë, Inspektorati i Punës dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Gjatë hetimeve janë angazhuar ekspertë të sigurisë në punë dhe ekspert i inxhinierisë mekanike. Po ashtu janë siguruar prova materiale, janë marrë pamje nga kamerat e sigurisë dhe është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen për veprat penale:

“Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
“Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Sipas dyshimeve fillestare, një person me inicialet A.Sh. është ndaluar për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa B.S., si person përgjegjës i kompanisë ndërtuese, dhe E.E., si përfaqësues i kompanisë investuese, dyshohen për veprën penale që lidhet me sigurinë në punë.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të shqyrtojë masat e sigurisë ndaj personave të ndaluar dhe do të vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Pas vdekjes së punëtorit, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar duke kritikuar kushtet e sigurisë në sektorin e ndërtimit.

Përmes një reagimi publik, kolektivi ka kërkuar më shumë mbrojtje për punëtorët dhe ka ngritur shqetësime për kushtet e punës në kantieret ndërtimore.

Aksidenti në Prishtinë rikthen shqetësimet për sigurinë në vendet e punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Sipas të dhënave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, gjatë vitit 2025 në vendet e punës kanë humbur jetën 32 punëtorë, ndërsa deri në prill të vitit 2026 janë raportuar 12 viktima të tjera.

Numri i lartë i rasteve ka ngritur vazhdimisht diskutime për zbatimin e masave mbrojtëse dhe kontrollet në vendet e punës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij