Lajmet

Hamiti: LDK duhet të kuvendojë në frymë demokratike, duhen zgjedhje të reja me lidership të ri

28.07.2026 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hamiti: LDK duhet të kuvendojë në frymë demokratike, duhen zgjedhje të reja me lidership të ri

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie që do mbahet më 30 korrik, duke thënë se, LDK duhet të kuvendojë në frymë demokratike, me kulturë dialogu dhe ballafaqimi idesh, për mënyrën se si të rimëkëmbet partia, në përputhje me programin e vet, në gjendjen e re, me njerëzit e vet më të mirë dhe më besnikë.

Hamiti, ka shtuar edhe se në LDK, duhen zgjedhje të reja tash në të gjitha nivelet, ku, lidershipi i ri që e merr besimin dhe përkrahjen e anëtarësisë.

‘’ Mbas vdekjes së prijësit të saj historik, Presidentit Rugova, dhe skizmës prej Kuvendit të saj zgjedhor të vitit 2006, LDK-ja ka dalë parti e dytë në disa palë zgjedhje. Më tej, ka rënë e treta në katër palë zgjedhjet e fundit nacionale (më 2021, dy herë më 2025, dhe më 2026), mbas mosmarrëveshjesh të brendshme dhe lufte për pushtet, kur, për çudi, elemente të saj u rreshtuan me Vetëvendosjen rivale, pasojat e së cilës po i vuajnë LDK-ja dhe Kosova’’, ka shkruar mes tjerash Hamiti.

Postimi:

LDK-JA TË KUVENDOJË NË FRYMË DEMOKRATIKE PËR RIMËKËMBJEN E VET

E themeluar më 23 dhjetor 1989, në 36 vjetët e ekzistencës së vet, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka qenë më e forta kur ka mishëruar vlerat vendëse, në harmoni me vlerat perëndimore, si parti e qendrës së djathtë. Ka qenë prijatare kur e ka drejtuar Presidenti Ibrahim Rugova me besim dhe përkushtim të palëkundur në vizionin e vet dhe të qytetarëve të vendit tonë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Programet e partive të djathta nuk janë të ngjashme në mënyrën se si janë të ngjashme programet e partive të majta. I pangjashëm me partitë e tjera, por në linjë me partitë simotra të Partive Popullore Evropiane (EPP), është programi i LDK-së: me politika nacionale për Kosovën, për zhvillim të gjithëmbarshëm, për ekonomi të lirë tregut, për integrime euro-atlantike të vendit.

Mbas vdekjes së prijësit të saj historik, Presidentit Rugova, dhe skizmës prej Kuvendit të saj zgjedhor të vitit 2006, LDK-ja ka dalë parti e dytë në disa palë zgjedhje. Më tej, ka rënë e treta në katër palë zgjedhjet e fundit nacionale (më 2021, dy herë më 2025, dhe më 2026), mbas mosmarrëveshjesh të brendshme dhe lufte për pushtet, kur, për çudi, elemente të saj u rreshtuan me Vetëvendosjen rivale, pasojat e së cilës po i vuajnë LDK-ja dhe Kosova.

Prandaj, rimëkëmbja e LDK-së sot është çështje me interes jetik jo vetëm për LDK-në, por edhe për skenën politike dhe për kulturën demokratike të Kosovës. Le të kujtojmë se prej vitit 2021 Kosovën e drejton një e parti e majtë, VV-ja e Albin Kurtit, që ushtron pushtet absolut. Në vitet 2025-2026, Kosova është paralizuar si shoqëri dhe shtet. Për shkak të këtij pushteti, vuajtëm në vitet e fundit edhe sanksione të ashpra financiare nga BE-ja, për herë të parë në historinë e vendit tonë.

Si parti e moçme, tradicionale, në themelet e shtetit të Kosovës, LDK-ja duhet ta përçojë mesazhin jo të kundërshtive ndërmjet brezave, por të harmonisë e të organicitetit ndërmjet të të gjithë brezave, si familje politike në paqe me veten dhe me votuesit, por jo me katandisjen e vendit. Qëndrestarët e LDK-së, anëtarët dhe simpatizantët besnikë, e kanë dashur dhe e duan për këto vlera dhe për këto synime.

Prandaj, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të saj më 30 korrik 2026, LDK-ja duhet të kuvendojë në frymë demokratike, me kulturë dialogu dhe ballafaqimi idesh, për mënyrën se si të rimëkëmbet partia, në përputhje me programin e vet, në gjendjen e re, me njerëzit e vet më të mirë dhe më besnikë. Për këtë duhen zgjedhje të reja tash, në të gjitha nivelet, pas të cilave, lidershipi i ri që e merr besimin dhe përkrahjen e anëtarësisë, punon me ngulm për ta rimëkëmbur LDK-në, me synimin për ta kthyer parti të parë në vend. Për ta kthyer atdheun tonë në rrugë të mbarë të zhvillimit dhe të integrimit euro-atlantik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ministria e Ekonomisë shtyn afatin e aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2

Ministria e Ekonomisë shtyn afatin e aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2

OVL-UÇK mirëpret pafajësinë e Sami Lushtakut dhe të bashkëluftëtarëve tjerë

OVL-UÇK mirëpret pafajësinë e Sami Lushtakut dhe të bashkëluftëtarëve tjerë

Hamiti: LDK duhet të kuvendojë në frymë demokratike, duhen zgjedhje të reja me lidership të ri

Hamiti: LDK duhet të kuvendojë në frymë demokratike, duhen zgjedhje të reja me lidership të ri

Konfirmohet nga Policia, dy punëtorë lëndohen pasi rrëzohet një kran në Prishtinë

Konfirmohet nga Policia, dy punëtorë lëndohen pasi rrëzohet një kran në Prishtinë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Haxhiu fton liderët e partive në takim, në fokus seanca e 6 gushtit

Haxhiu fton liderët e partive në takim, në fokus seanca e 6 gushtit

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Edhe në rigjykim, Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

Edhe në rigjykim, Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

Kusari: Digjitalizimi i proceseve administrative do të lehtësojë bizneset

Kusari: Digjitalizimi i proceseve administrative do të lehtësojë bizneset

Gjykata Themelore liron nga akuzat Sami Lushtakun dhe të tjerët në rastin “Drenica 1”

Gjykata Themelore liron nga akuzat Sami Lushtakun dhe të tjerët në rastin “Drenica 1”

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

IKD vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve në Gjakovë, peticionin e nënshkroi edhe kryetari Ardian Gjini

IKD vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve në Gjakovë, peticionin e nënshkroi edhe kryetari Ardian Gjini

Haxhiu pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës

Haxhiu pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës

Kurti pret në takim admiralin Wikkof, thotë se biseduan për situatën e sigurisë

Kurti pret në takim admiralin Wikkof, thotë se biseduan për situatën e sigurisë

Delegatja e LDK-së: Osmani duhet të presë në radhë, s’mund të kthehet si kryetare e LDK-së

Delegatja e LDK-së: Osmani duhet të presë në radhë, s’mund të kthehet si kryetare e LDK-së

Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin