Shefja e re e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova nga Mitrovica e veriut ka thënë se beson se shumë shpejt nuk do të ketë më Mitrovicë të veriut dhe jugut por vetëm qyteti i Mitrovicës.
Apostolova e cila gjatë ditës ka mbikëqyrë 3 projekte të financuara nga BE-ja, është shprehur optimiste se shumë shpejt do të përfundojë projekti i rivitalizimit të Urës së Ibrit, projekt që do të normalizojë edhe marrëdhëniet në mes të dy pjesëve të qytetit,
, raporton KTV.
Në anën tjetër kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq gjatë gjithë kohës Kosovës i është referuar me termin Kosova dhe Metohija deri sa e ka quajtur provokim të pastër pyetjen e gazetarëve nëse do të lejojë ose jo ndërtimin e xhamisë së Ibrit.


















