Shtatë persona janë helmuar me kërpudha në fshatin Sopishtë të Shkupit. Pesë gjatë ditës së djeshme janë dërguar në Klinikën e toksikologjisë, njëri prej tyre është lëshuar në shtëpi, kurse mjekët pasdite kanë pritur edhe dy pacientë të tjerë, të cilët janë paraqitur paraprakisht për ndihmë mjekësore, të cilët po ashtu janë ankuar për helmim nga kërpudhat.


















