Lajmet

Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë

26.07.2026 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se Kosova është më e sigurt se kurrë e se institucionet e sigurisë kanë dëshmuar qëndrueshmëri përballë sfidave ndër vite, raporton Ekonomia Online.

Ai i bëri këto deklarata pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në krye të detyrës, në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë.

”Bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjën Albulena Haxhiu, sot ditën e filluam me homazhe te varri i Adem Demaçit, simbolit të rezistencës, Mandelës sonë dhe Mandelës evropiane, i cili kaloi 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë dhe të cilit sot ia shënojmë tetëvjetorin e ndarjes nga jeta.

Prej aty erdhëm këtu, te memoriali i policëve të rënë në krye të detyrës, për t’i nderuar ata, bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe kolegë të tjerë nga ekzekutivi i Republikës dhe Policia e Kosovës.

Dita e sotme përkon me 15-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit, i cili po zbatonte ligjin e Republikës, po mbronte integritetin territorial dhe po garantonte siguri, paqe e të drejta për të gjithë, pa dallim. Mirëpo, dora kriminale e strukturave të Serbisë qëlloi për vdekje mbi të.

Që prej atëherë, Enver Zymberin e kujtojmë si hero të Kosovës, si hero të shtetësisë dhe pavarësisë sonë. Ai po zbatonte ligjin dhe, me rënien e tij, frymëzoi shumë policë të Kosovës, si ata që ishin në detyrë, ashtu edhe të tjerë që më pas iu bashkuan Policisë.

Përveç vrasjes së Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut, Policia e Kosovës përjetoi një goditje të rëndë edhe më 5 nëntor 2022, kur rreth 550 policë të komunitetit serb u tërhoqën kolektivisht nga veriu i Ibrit me urdhër të Beogradit.

Megjithatë, qëllimi i tyre dështoi, pasi nuk u rrënua karakteri shumetnik i Policisë sonë dhe nuk u cenuan sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional, siç synonin ata”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova është më e sigurt se kurrë më parë, edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë.

“Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë, edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë. Në këto vitet e fundit, në disa valë të rekrutimeve të reja, janë rreth 200 policë të komunitetit serb të cilët janë inkuadruar në Policinë tonë dhe, në kuadër të kësaj force të gjithëmbarshme e cila është e përbërë prej 10 mijë pjesëtarëve, kontribuojnë që në Kosovë të sundojë ligji, të ketë paqe e qetësi, të ketë të drejta e siguri për të gjithë qytetarët njësoj, duke përfshirë të gjitha komunitetet”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit