”Kallxo” i përgjigjet Përparim Ramës: Kemi publikuar opinion të Lule Gjelit, autori s’është i panjohur – faqja na sulmoi edhe ne

26.07.2026 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
”Kallxo” i përgjigjet Përparim Ramës: Kemi publikuar opinion të Lule Gjelit, autori s’është i panjohur – faqja na sulmoi edhe ne

Mediumi Kallxo.com ka dalë me një sqarim pas pyetjeve që kanë shkuar në adresë të tyre nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, rreth profilit “Lule Gjeli” dhe një opinioni të publikuar po me këtë emër në faqen e Kallxo.com në vitin 2020, shkruan Gazeta Express

Kallxo në sqarimin e tyre kanë pranuar që e kanë publikuar atë opinion me pseudonim “Lule Gjeli” me kërkesë të autorit, duke potencuar se ai nuk është i panjohur për redaksinë.

“Përgjigje: Identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne. Autori i opinionit të publikuar në KALLXO.com ka kërkuar që artikullin e dërguar si opinion ta publikojë me pseudonim”, thuhet në reagimin e Kallxo.

Kallxo në sqarim thonë se pas publikimit të shkrimit, nuk kanë pasur kurrfarë bashkëpunimi tjetër me autorin e opinionit e as me profilin “Lule Gjeli”

“Pos publikimit të opinionit, kurrfarë bashkëpunimi tjetër nuk ka pasur as me autorin e opinionit, e as me facebook profilin Lule Gjeli. Vlerësimet dhe shenjëzimet e postimeve të profilit Lule Gjeli në Facebook si të rreme nuk do t’i quajmë si bashkëpunim, sepse disa herë kemi qenë të sulmuar mu për shkak të punës sonë në shenjëzimin e këtyre postimeve të rreme”, thuhet në përgjigjen e Kallxo për Përparim Ramën.

Sa i përket periudhës së bashkëpunimit dhe pagesës, Kallxo ka treguar se ka ndodhur në vitin 2020 dhe se nuk e kanë paguar publikimin në fjalë.

“Përgjigje: Publikimi i opinionit ka ndodhur me 27.08.2020. Autori i këtij opinioni as nuk është paguar, e as nuk ka paguar në asnjë formë, në asnjë moment, në asnjë mënyrë për këtë publikim. Puna në redaktimin e këtij opinioni është mbuluar me fondet vetanake të KALLXO.com.”, thuhet në sqarim.

Kallxo gjithashtu ka treguar se i kanë verifikuar si të rrejshme dhjetëra postime të faqes “Lule Gjeli” dhe kanë treguar se edhe vetë si shtëpi mediatike janë sulmuar nga profili i njejtë./Express

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit