Lajmet

Kurti takon Sorensenin, kërkon respektimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit

24.07.2026 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti takon Sorensenin, kërkon respektimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

Në takim u diskutuan zhvillimet në raport me Bashkimin Evropian, situata në rajonin e Ballkanit perëndimor si dhe çështjet e dialogut: momenti aktual në këtë proces e pikëpamjet rreth rrugës përpara.

Në këtë kontekst, Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës, i përmbahet angazhimit konstruktiv, ajo punon dhe synon paqe të qëndrueshme, siguri euro-atlantike, stabilitet afatgjatë e fqinjësi të mirë evropiane.

Duke iu përgjigjur të dërguarit Sorensen lidhur me çështjen e ngritur prej tij për kthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të dorëhequr, Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës afirmon dhe insiston në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri, barazi të qytetarëve e përfshirje të të gjitha komuniteteve. Të punësuarit në institucionet e Republikës, janë dhe duhet të jenë nga të gjitha etnitë, e të karakterizohen nga kompetenca profesionale dhe integriteti etik, përfshirë këtu policinë, gjyqësorin e prokurorinë e shtetit.

Dorëheqjet kolektive të para katër viteve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë.

Në takim u adresuan edhe tema të tjera aktuale nga procesi i dialogut, duke potencuar rëndësinë e respektimit dhe mosshkeljes së Marrëveshjes Bazike të Brukselit e të Aneksit të Zbatimit të Ohrit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti takon Sorensenin, kërkon respektimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit

Kurti takon Sorensenin, kërkon respektimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit

Daka: Për t’i shmangur zgjedhjet e reja, Albin Kurti duhet t’ia japë Presidentin opozitës

KPK ofron mbështetje të plotë për Kryeprokurorin e Shtetit

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK-në

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin suedez

Haxhiu e njofton Golën për seancën 6 gushtit, i kërkon t’ia përcjellë Kryesisë së vjetër të Kuvendit

Kontrollet ndaj mjeteve të mbingarkuara vazhdojnë, shqiptohen mbi 15 mijë euro gjoba

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Westerlund

Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për shtesat e higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për klimën dhe tranzicionin energjetik

Behrami: PDK nuk i është përkulur as diktatorëve, kemi bërë kompromise për institucione dhe stabilitet

Rama në mbledhjen e PS u jep të drejtë protestuesve, thotë se qytetarët presin më shumë nga qeveria