Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka vizituar dyqanin e bamirësisë në kryeqytet , duke thënë se çdo muaj rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen me produkte esenciale.
Rama, ka treguar se së fundmi kanë përfunduar edhe inventarizimin e plotë të dyqanit, për ta bërë funksionimin e tij edhe më të organizuar, më transparent dhe më efikas.
Postimi i tij i plotë:
Në Dyqanin e Bamirësisë të Kryeqytetit, çdo muaj, rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen me produkte esenciale, duke u lehtësuar barrën e përditshme.
Së fundmi, kemi përfunduar edhe inventarizimin e plotë të dyqanit, për ta bërë funksionimin e tij edhe më të organizuar, më transparent dhe më efikas.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me organizatën bamirëse Bereqeti, të cilën e falënderoj për partneritetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.




























