Lajmet

Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

21.07.2026 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

Dy persona të arrestuar në muajin qershor në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë janë nën hetim për disa vepra penale, ka bërë të ditur Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë për Radion Evropa e Lirë, pas raportimeve të gazetës gjermane Bild se ata dyshohet se kanë lidhje me shërbimin sekret rus.

Prokuroria njoftoi më 21 korrik se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e hetimeve ndaj personave me inicialet B.D. dhe Gj.S.

Ata dyshohen për mbajtje dhe bartje të paligjshme të armëve, municionit dhe materialeve shpërthyese në bashkëkryerje, ndërsa B.D. hetohet edhe për falsifikim të dokumenteve.

Sipas Prokurorisë, dyshimet bazohen në dispozitat e Kodit Penal që parashohin përgjegjësi penale për bartjen e paautorizuar të armëve, edhe në rastet kur poseduesi ka leje për përdorimin e tyre.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për rastin. Ende nuk janë bërë publike identiteti i plotë i të dyshuarve, shtetësia e tyre apo rrethana të tjera të hetimit.

Më herët, Gjykata e Lartë në Suboticë kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të dy të dyshuarit ndodhen në paraburgim që nga 12 qershori.

Raportimet e gazetës gjermane Bild ishin arsyeja që institucionet serbe u pyetën për këtë rast. Sipas mediumit gjerman, forcat speciale arrestuan në fillim të qershorit në kufirin serbo-hungarez dy persona të dyshuar si agjentë “njëpërdorimësh” të shërbimit sekret rus, të angazhuar për një mision të vetëm dhe pa lidhje të përhershme me shërbimin.

Bild raportoi se në bagazhin e tyre ishte gjetur lëndë shpërthyese dhe se ata dyshohej se po planifikonin një sulm me eksploziv në Gjermani. Sipas hetuesve gjermanë, objektivi i mundshëm mund të ketë qenë një objekt i lidhur me prodhimin ose furnizimin me pajisje ushtarake për Ukrainën, megjithëse cakut nuk i është bërë publik identiteti.

Po gjatë këtij muaji, ministri federal i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Alexander Dobrindt, deklaroi se shërbimet gjermane kishin parandaluar një sulm me mjet shpërthyes që synonte Gjermaninë, duke theksuar se bëhet fjalë për një rast tepër konfidencial.

Policia gjermane nuk ka dhënë komente shtesë lidhur me këtë çështje.

Ky nuk është rasti i parë i dyshimeve për aktivitete të lidhura me shërbimet sekrete ruse në Serbi. Gjashtë muaj para arrestimeve në kufirin serbo-hungarez, tre persona u dënuan në Serbi për spiunazh në favor të Rusisë dhe për organizimin e incidenteve ndaj komuniteteve hebraike dhe myslimane në Francë dhe Gjermani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Daka: Kosova ka humbur gati dy vite në pritje të zgjedhjeve, VV po blen kohë

Daka: Kosova ka humbur gati dy vite në pritje të zgjedhjeve, VV po blen kohë

Çitaku kujton opinionin e GJND-së për pavarësinë: Ishte fitore e Kosovës, aleatëve tanë dhe e së drejtës

Çitaku kujton opinionin e GJND-së për pavarësinë: Ishte fitore e Kosovës, aleatëve tanë dhe e së drejtës

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

Trump miraton marrëveshjen me Arabinë Saudite që mund t’i lejojë asaj të pasurojë karburant bërthamor

Trump miraton marrëveshjen me Arabinë Saudite që mund t’i lejojë asaj të pasurojë karburant bërthamor

Hovenier përçon porosinë se ka ‘goditje reale’ të pozitës së Kosovës në Uashington, e fundit për gazin

Hovenier përçon porosinë se ka ‘goditje reale’ të pozitës së Kosovës në Uashington, e fundit për gazin

Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK, s’dihet ende data e Kuvendit

Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK, s’dihet ende data e Kuvendit

Haziri: Beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së

Haziri: Beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së

Gërxhaliu: Mungesa e institucioneve po i kushton Kosovës miliona euro, pasojat do t’i paguajnë edhe gjeneratat e ardhshme

Gërxhaliu: Mungesa e institucioneve po i kushton Kosovës miliona euro, pasojat do t’i paguajnë edhe gjeneratat e ardhshme

Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Haxhiu: Opinioni i GJND-së mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës

Haxhiu: Opinioni i GJND-së mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës

A po pret zhvillimet në LDK për të vazhduar bisedimet? Kurti shmang përgjigjen

A po pret zhvillimet në LDK për të vazhduar bisedimet? Kurti shmang përgjigjen

Polici nga Prizreni që u gjet i vdekur në Kukës ishte 35-vjeçar, Policia e Shtetit jep detaje

Polici nga Prizreni që u gjet i vdekur në Kukës ishte 35-vjeçar, Policia e Shtetit jep detaje

Ambasada amerikane: Kushtetuta garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Ambasada amerikane: Kushtetuta garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën