Kjo është vetura e cila u godit nga plumbat në Pejë (Foto)

E publikuar: 21/10/2016 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në Pejë ka ndodhur një sulm me armë, nga i cili nga mbetur një person i plagosur dhe një tjetër i lënduar nga xhamat e veturës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi policor i rajonit të Pejës, Xhevat Ibraj.

Një lexues i portalit Koha.net ka dërguar një fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura në të cilën janë goditur personi i lënduar dhe i plagosur ka marrë flakë.

Edhe këtë detaj e ka konfirmuar zëdhënësi policor Ibraj.

“Ai ka qenë vetura e viktimave. Kur është goditur automjeti atëherë ai ka marrë edhe flakë, por zjarrfikësit kanë reaguar shpejt dhe është lokalizuar zjarri. Për detaje tjera po hetohet dhe do të dalim me një deklaratë nesër”, ka thënë Ibraj.