Lajmet

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

17.07.2026 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për tentim mashtrimi dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se kanë tentuar të tjetërsojnë dhe shesin një parcelë prej rreth dy hektarësh në Sllatinë të Fushë Kosovës, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Sipas komunikatës së Policisë, hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, e cila ka siguruar prova që implikojnë të dyshuarit M.T., L.Sh. dhe M.R.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Prishtinë, përmes veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë prova të cilat dëshmojnë se, të dyshuarit M.T., L.Sh. dhe M.R., përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve të Serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë), kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë tentuar t’ua shesin të njëjtën pronë disa blerësve, duke synuar të përfitojnë 1 milion e 550 mijë euro.

“Të dyshuarit, njëkohësisht dyshohet që përmes mashtrimit (dokumenteve të falsifikuara), kanë tentuar që të njëjtën parcelë t’ua shesin disa blerësve, në vlerë totale prej 1,550,000.00 euro”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, hetimet kanë vërtetuar se të dyshuarit kishin falsifikuar dokumente identifikimi të Republikës së Serbisë në emër të pronarit të ligjshëm të parcelës.

“Personat e dyshuar duke falsifikuar pasaportën dhe letërnjoftimin e Serbisë në emrin e pronarit të vërtetë të parcelës, kanë tentuar që përmes mashtrimit ta shesin pronën e viktimës dhe njëkohësisht t’i mashtrojnë personat tjerë/blerësit, duke ua marrë shumën prej 1,550,000.00 euro (një milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë euro)”, thekson Policia.

Lidhur me rastin është krijuar dyshimi se janë kryer veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Të dyshuarit janë intervistuar me datë 17.07.2026 në prezencën e avokatëve, ku me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thotë komunikata e Policisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?