Lajmet

Gjini: Kosova po futet në krizë të panevojshme, partia në pushtet s’ka ide shtetformuese

17.07.2026 06:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjini: Kosova po futet në krizë të panevojshme, partia në pushtet s’ka ide shtetformuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini,  ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka deklaruar se Kosova po përballet me një situatë të komplikuar pa asnjë nevojë, duke bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje që shmang shkuarjen e sërishme në zgjedhje.

Gjini ka prezantuar propozimin prej gjashtë pikave të Aleancës si rrugëdalje nga kjo krizë.

“Ne mendojmë që gjashtë pikat që i kemi radhitë janë pika që janë jashtëzakonisht të nevojshme për Kosovën. Cilado qeveri që merr përsipër me i kry kish me i bo nder Kosovës, qytetarëve të Kosovës”, ka thene ai  në emisionin “Context” në ATV

Sipas tij, problemi kryesor i udhëheqjes aktuale është mungesa e një projekti apo ambicieje të madhe që shkon përtej interesave partiake. Ai ka bërë një krahasim me të kaluarën, kur partitë arrinin kompromise sepse kishin synime më të larta se pushteti.

“Ka pas periudha kohore kur ka qenë më lehtë me mbërri kompromise politike për shkak se Kosova i ka pasur caqet e veta. Kanë qenë shumë më të rëndësishme se me mbet në pushtet. Ka qenë koha e paraluftës, edhe pse një parti ka qenë shumë e madhe po caku ka qenë liria, pas luftës ka qenë pavarësia,” u shpreh Gjini.

Kreu i Aleancës kritikoi partinë fituese të zgjedhjeve për qasje totalizuese dhe mungesë të ideve shtetformuese.

“Partia që i ka fitu zgjedhjet nuk e ka një ide të madhe e cila është përtej partisë ose liderit. Sot nuk ka një cak të tillë, një ambicie të tillë. Ambicia është vetëm me kontrollu gjithçka. Për partinë politike që i ka fitu zgjedhjet gjëja më e rëndësishme është a e kontrollon kryeministri presidentin, edhe kaq.”

Në përmbyllje, Gjini bëri të ditur se Aleanca po punon për të ofruar një alternativë konkrete për të ardhmen e qytetarëve.

“Ne në Aleancë po e definojmë cakun e Kosovës në mënyrë që qytetarët e Kosovës me e pas një rrugë përpara, me e ditë ku po dojnë me shku, ku po dojmë me mbërri si vend. Cilat janë qëllimet tona, në mënyrë që me i mbërri ato fillimisht,” ka përfunduar Gjini.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”

Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

Pica, sallata, verëra e kafe për deputetët, tenderi 200 mijë euro nga Kuvendi i pa konstituuar

Pica, sallata, verëra e kafe për deputetët, tenderi 200 mijë euro nga Kuvendi i pa konstituuar

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-ve kundër terrorizmit të së majtës ekstreme

Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-ve kundër terrorizmit të së majtës ekstreme

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Osmani: Do të takoja çdo homolog, por kurrë nuk do të bashkëqeverisja me mohuesit e Kosovës

Osmani: Do të takoja çdo homolog, por kurrë nuk do të bashkëqeverisja me mohuesit e Kosovës

Musliu-Shoshi: Kurti e ka futur Kosovën në izolim, Serbia po forcon lidhjet me SHBA-në

Musliu-Shoshi: Kurti e ka futur Kosovën në izolim, Serbia po forcon lidhjet me SHBA-në

Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive

Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive

Hamza priti ambasadorin jo-rezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja

Hamza priti ambasadorin jo-rezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja