Lajmet

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

16.07.2026 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën fillestare të enjten, i akuzuari Remzi Hajzeraj ka pranuar fajësinë për akuzën se ka kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por, Gjykata refuzoi pranimin e fajësisë, me arsyetimin se nuk është në përputhje me dispozitat ligjore.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Avni Namani, i akuzuari Hajzeraj deklaroi se e pranon fajësinë dhe shprehu keqardhje për veprimet e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Zoti gjyqtar, unë e pranoj fajësinë edhe kërkoj falje”, deklaroi i akuzuari Remzi Hajzeraj.

Mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Kosovare Kelmendi e mbështeti pranimin e fajesisë nga i akuzuari Hajzeraj, duke deklaruar se është e bindur që klienti i saj me keqardhje dhe pendesë e pranon veprën penale për të cilën akuzohet.

Edhe prokurori Namani u pajtua me pranimin e fajësisë, duke thenë se është bërë me vullnet të plotë dhe se aktakuza është ngritur mbi bazën e fakteve dhe provave me të cilat vërtetohet se i pandehuri ka kryer veprën.

Mirëpo, gjykatësi i rastit, Driton Berisha momri vendim me të cilin refuzoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari, me arsyetimin se nuk është bërë në përputhje me dispozitat ligjore.

“Refuzohet pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit, meqenëse Gjykata vlerëson se ky pranim i fajësisë nuk është në përputhje me dispozitat ligjore, në veçanti sa i përket mbështetjes me prova të cilat janë bashkëngjitur kësaj aktakuze dhe se është e nevojshme që të vazhdohet me shqyrtim të rregullt të kësaj çështjeje penale”, tha Berisha.

Gjyqtari njoftoi mbrojtjen se në afat prej 30 ditësh ka mundësi me paraqesë kërkesë për hudhje të akuzës dhe kundërshtimin e provave.

Në anën tjetër, avokatja Kelmendi deklaroi se e shfrytëzon të drejtën ligjore që të heq dorë nga ushtrimi i kërkesës për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me qëllim që të kalohet direkt në fazat e tjera.

Avokatja i propozoi gjykatësit të rastit që klientit të saj t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, duke shtuar se ai ka treguar respektim të plotë të masës dhe ka adresë të rregullt banimi në Pejë, ndërsa pasaporta e tij mund të mbetet e konfiskuar si garanci.

Lidhur me propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, prokurori Namani tha se kjo çështje mbetet në vlerësimin e gjykatës.

Pas kësaj, gjyqtari Berisha mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin për ndërprerjen e arrestit shtëpiak, duke konstatuar se i akuzuari Remzi Hajzeraj tani e tutje do të vazhdojë të mbrohet në liri gjatë rrjedhës së mëtejshme të procesit.

Ndryshe, i dëmtuari – ministri Sveçla, nuk ishte i pranishëm në seancën e shqyrtimit fillestar, megjithëse ishte ftuar në mënyrë të rregullt përmes ftesës fizike dhe postës elektronike. Ai e kishte njoftuar Gjykatën se mungesa e tij erdhi si pasojë e angazhimeve të tjera zyrtare.

Kujtojmë se më 8 korrik 2026, Policia njoftoi për arrestimin e të pandehurit për kanosjen e ministrit Sveçla më 9 nëntor 2025.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 korrik 2026 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Remzi Hajzeraj- me banim në Amerikë, akuzohet se më 9 nëntor 2025 në Prishtinë, në lidhje me detyrën zyrtare të palës së dëmtuar- Xhelal Sveçla në pozitën e Ministrit i Punëve të Brendshme, për shkak të veprimeve të tij zyrtare si ministër më 9 nëntor 2025, duke bërë deklarata, komunikime dhe biseda me qytetarë në rugë, për të cilat veprime bëhet publik një video-incizim, i akuzuari pasi që e sheh në rrjete sociale videon publike të Sveçlës, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e ka kanosur seriozisht atë.

Aktakuza thotë se nga Messengeri i Facebook-ut, i ka dërguar mesazh ministrit me këto fjalë: “A qen bir qeni. Komunista te mu***, kancer i kosovës jeni ju. Mir qe sta paska q* nonen grusht me të knock you out. A e din o qen ministër se ste bajn pun 10 rojet me arm jo. Kanuni funksionon hala“, me çka të dëmtuarit i shkakton ndjenjën e frikë.

Me këtë, i akuzuari Remzi Hajzeraj akuzohet se e ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.3 lidhur me par.2 të Kodit Penal.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit

Deklarata e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE-në

Deklarata e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE-në

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

Gërvalla deponon kallëzim penal ndaj ministres serbe për deklaratat për “spastrim etnik të Kosovës”

Gërvalla deponon kallëzim penal ndaj ministres serbe për deklaratat për “spastrim etnik të Kosovës”

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Kurti priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës Almqvist

Kurti priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës Almqvist

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë