“Gjysmëhëna e kuqe” dërgon ndihma për dhjetë mijë irakianë në Mosul

E publikuar: 21/10/2016 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata “Gjysmëhëna e kuqe” nga Turqia është duke dërguar kamionët me ndihma në veri të Irakut me ushqim dhe produkte të tjera të nevojshme për dhjetë mijë banorë të zhvendosur për shkak të luftës së nisur me Irakut dhe “Shtetit Islamik”, ka thënë drejtori i kësaj organizate, Kerem Kinik.

“Në fazën e parë në po dërgojmë ndihma në 30 fshatra të Mosulit të cilat janë çliruar. Kamionët me ndihma do t’i arrijnë tre deri në katër mijë banorë që janë gati për t’u larguar, ka thënë ai për “Reuters”, transmeton Express.

Ai tregon se 150 mijë deri në 400 mijë njerëz mund të zhvendosen në kampe të cilat po ndërtohen nga agjencitë turke në veri të Irakut.

Njëzetë kamionët e kësaj organizate përmbajnë produkte ushqimore, veshmbathje dhe qindra shtretër e mbuloja.