Lajmet

Deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton debat mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

16.07.2026 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton debat mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me reagimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres, Snezhana Paunoviç, për Kosovën.

Muçi kërkoi që Kryeministri Edi Rama të mbajë një qëndrim publik, duke e cilësuar “spastrimin etnik” si krim ndaj njerëzimit dhe duke akuzuar qeverinë se ka heshtur përballë deklaratave të tilla.

Në përgjigje, Balla tha se reagimi i qeverisë shqiptare është bërë përmes Ministrisë së Jashtme dhe akuzoi deputetin e Lëvizjes Bashkë për përdorimin e çështjeve kombëtare për “karagjozllëk politik”.

Muçi: Spastrimi etnik është krim ndaj njerëzimit. Deklarata të tilla janë në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nëse Rama nuk mban qëndrim për deklaratën e ministres serbe, për çfarë do të mbajë qëndrim? Ky kryeministër si ka mundësi që nuk thotë çerek llafi kur njeriu i Vuçiçit flet për spastrim etnik? Ka lëshuar Taulant Ballën të sulmojë edhe gazetarët dhe nuk harroi të merrej edhe me Dua Lipën. Si ka mundësi që nuk mban një deklaratë për ministren serbe për spastrim etnik të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë?

Balla: Sa i përket një deklarate jo vetëm të papërgjegjshme por indinjuese dhe të rëndë të një anëtare të qeverisë së Serbisë, reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë, adekuat nga Ministria e Jashtme në mënyrë të menjëhershme. Ndërkohë, këto janë çështje që nuk adresohen me karagjozllëk diletantësh politikë, por janë çështje të një rëndësie kombëtare, që nuk mund të tallemi për një aspekt procedural që një kadet i ri në Kuvendin e Shqipërisë kujton se mund të marrë vëmendje politike.

Ne nuk tallemi me çështjet kombëtare. Nuk jemi ne karagjozë, si puna jote. Dhe qëndrimin e kemi mbajtur në nivelin e qeverisë nga Ministri i Jashtëm, e kemi mbajtur në nivel politik. Kam nderin të jem kryetar i këtij grupi parlamentar dhe kam reaguar shumë përpara teje, meqë u bëmë si kalamajtë e kopshtit këtu, që duhet të themi kush ka reaguar. Ti ishe në gjumë kur kam reaguar unë, në emër të këtij grupi parlamentar, bashkë me ata që ke në atë kafazin tënd politik. Dhe, natyrshëm, natyrshëm, ky akt i dënueshëm është dënuar edhe nga autoritetet politike përfaqësuese me të cilët ne komunikojmë, Komisioni Evropian në të gjitha nivelet, qoftë në nivelin e komisioneres Marta Kos, por edhe në të gjitha nivelet e tjera. Dhe Shqipëria, kur reagon po reagon bashkë me aleatët e vet, dhe prandaj është turp që të vish dhe të bësh politikë.

Sa i përket Edi Ramës, ti dhe ata shokët e tu duhet të lani gojën mirë, sepse Edi Rama është i vetmi kryeministër në historinë e këtij vendi që nga 1912, i cili çështjen e Kosovës e ka ngritur mu në mes të Beogradit, dhe e ka bërë me dije qartësisht edhe së fundmi në Bruksel, edhe në Beograd, në tetor të vitit 2014, që Kosova është shtet i pavarur. Dhe Shqipëria, Shqipëria mbështet fuqimisht, jo vetëm e ka mbështetur pavarësinë, sot mbështesim fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Faleminderit./Tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit