Lajmet

Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin, hapet rruga për pagat e 25 edukatoreve të dy kopshteve

15.07.2026 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin, hapet rruga për pagat e 25 edukatoreve të dy kopshteve

Kuvendi Komunal i Prishtinës, me 45 vota për ka miratuar Propozim-vendimin për miratimin e lëvizjes së numrit të lejuar të të punësuarve në kuadër të Drejtorisë së Arsimit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Arianit Elshani ka njoftuar se edukatoret e dy kopshteve në Prishtinë kanë mbetur pa paga për një vit për shkak se Ministria e Financave për herë të tretë e ka rikthyer këtë propozim-vendim në asamble komunale.

“E para më lejoni që të ju falendëroj të gjithëve lidhur me dy vendimet paraprake që i keni marrë lidhur me këtë çështje kjo është hera e tretë po i kthehet Kuvendit Komunal lidhur me lëvizjen e numrit të lejuar për kategorinë e pagave në raport me 25 punonjës të cilët janë angazhuar gjatë vitit të kaluar, të cilët që një vit rresht nuk kanë marrë paga prej shtatorit të vitit të kaluar, nuk kanë marrë asnjë pagë edhe i falënderoj edhe të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar dhe nuk e kanë lënë punën në gjysmë gjatë gjithë kësaj kohe, në kopështin “Xixëllonja” dhe kopshtin “Dardania”. Ky vendim sot, ky draft-vendim realisht që e keni para vetes, vjen pas një vendimi paraprak të marrë nga Ministria e Financave, e cila e ka kthyer për rishqyrtim edhe njëherë në Kuvend Komunal, ku kërkohet që të specifikohet numri i lejuar saktë dhe hapësirat që ekzistojnë në kuadër të kodeve buxhetore”, tha Elshani.

Gëzim Sveçla, asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës tha se ky vendim do të duhej të formulohej qysh herën e parë në formën e duhur.

“Duhet njoftuar opinionin që siç e tha, edhe drejtori, edukatorët janë prej muajit shtator pa paga, ky është një rezultat i një keqplanifikimi që ka ndodhur, mos harroni se në shtator janë punësuar, kemi qenë në fushatë zgjedhore dhe si shkak i këtyre veprimeve pa fajin e tyre tash e sa muaj nuk marrin paga, nuk paguhen për punën dhe kontributin e tyre dhe gjithashtu mos të harrojmë po i bëjmë 7 muaj kjo pikë e rendit të ditës ka ardhë tri herë në asamblenë komunale dhe paaftësia juaj për me kriju ose me formulu një vendim në formën e duhur e ka prolongu apo e ka pengu edhe më shumë këtë çështje. Natyrisht që e mbështesim dhe do ta votojmë por gjithmonë duke iu kërkuar falje këtyre edukatoreve që për shkak të paaftësisë të ekzekutivit të Prishtinës dhe premtimeve elektorale që kanë ndodhur vitin e kaluar, nuk janë paguar për mundin që kanë dhënë në edukimin e gjeneratave të reja”, tha Sveçla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?