Lajmet

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

11.07.2026 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka qenë e ftuar që të jetë pjesë në një takim në margjina të Samitit të NATO-s që u mbajt në Ankara, por thotë se është vlerësuar se s’duhet të marrë pjesë, meqë rajoni e as Kosova s’kanë qenë temë në Samit, shkruan Gazeta Express.

Ai ka sqaruar se ka qenë një aktivitet i Këshillit të Atlantikut për një takim njëditor, derisa si arsye për mospjesëmarrje ka përmendur edhe agjendën e Haxhiut.

“Në margjinat e këtij Samiti vitin e kaluar ishte ftuar ish-presidentja Osmani, sivjet është ftuar ushtruesja e detyrës së presidentit zonja Haxhiu. Ne kemi disutimet të vazhdueshme me znj. Haxhiu për pjesëmarrjen tonë në aktivitete që lidhen me NATO-n, në këtë rast ka qenë agjenda e saj që ia ka pamundësuar. Kjo është një aktivitet nga Këshilli i Atlantikut, ftesa ka qenë për një takim njëditor, në roundtable, dhe vlerësoj se duke mos qenë pjesë e diskutimeve të Samitit, duke qenë vetëm në margjina të saj, është vlerësuar që të mos jetë pjesë ndoshta e atij aktiviteti roundtable. Kosova edhe këtë radhë është ftuar të jetë pjesë e margjinave, por Samiti është i dizajnuar për 32 vendet e NATO-s”, ka thënë Maqedonci për Kosovapress, shkruan Gazeta Express.

Sipas ministrit në detyrë, edhe nëse Kosova ftohet në aktivitete në margjina të Samiteve të NATO-s, duhet vlerësuar nëse janë të rëndësishme ose jo, për të vendosur rreth pjesëmarrjes.

“Në margjina të këtij Samiti, unë besoj se vlerësohet a është e domosdoshme të shkohet apo jo, varësisht prej rëndësisë që e kanë këto takime të tjera”, ka thënë Maqedonci.

Ai tutje duke folur për diskutimin e shumtë që Kosova s’ishte ftuar fare në Ankara, ka thënë se në Samitin kryesor ku marrin pjesë vetëm vendet Aleate, Kosova nuk ftohet meqë s’është fare vend anëtar.

“Kur këto Samite besoj që kanë fokus Ballkanin Perëndimor, Kosova mund edhe të ftohet të jesë pjesë e takimeve, por në asnjë rast si pjesë e Samitit të NATO-s. Në këtë rast në Ankara s’ishte fokus kryesor Ballkani Perëndimor, kanë qenë tema të tjera dhe kjo është arsyeja se pse asnjë vend tjetër jo-anëtar i rajonit nuk është ftuar të jetë pjesë e Samitit”, ka thënë ai.

Lidhur me Samitin e NATO-s që u mbajt në Ankara ka pasur shumë diskutime në Kosovë, meqë në Samitin e kaluar ishte ftuar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Maqedonci ka theksuar se Osmani s’ka qenë pjesë e Samitit por e aktivitetit të organizuar nga DASH.

Për mosftesën e Kosovës në Samit në një përgjigje nga NATO të dhënë ditë më parë për Express, kanë sqaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Kosova janë të rëndësishme për NATO-n, derisa përmes potencimit të temave kryesore të Samitit, janë munduar të tregojnë se pse Kosova s’ishte ftuar./GazetaExpress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit