Lajmet

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

11.07.2026 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Kurti i bëri në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë, ku edhe deklaroi se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë me grurë.

“Është model që dëshmon se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia jonë po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues. Sivjet në Republikën e Kosovës janë mbjellur gjithsej mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë janë me grurë. Bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike presim rendimente mesatare prej katër deri në pesë ton për hektarë, ndërsa procesi i korrjes pritet të përfundojë deri në fund të korrikut ose nëse do të ketë reshje mund të shkojë edhe në javën e parë të gushtit në vise të caktuara të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, duke folur për rezultatet e vitit të kaluar Kurti, tha se janë korrur mbi 78 mijë hektarë e që është arritur rendimenti mesatar prej 4.8 ton për hektar dhe janë prodhuar afër 380 mijë tonë grurë.

“Rezultatet e vitit të kaluar na japin besim. Vitin e kaluar janë korrur mbi 78 mijë hektarë është arritur rendimenti mesatar prej 4.8 ton për hektar dhe janë prodhuar afër 380 mijë tonë grurë. Këto rezultate dëshmojnë potencialin e madh të bujqësisë sonë por edhe punën e palodhur të fermerëve tonë. Këto rezultate nuk ndodhin rasisht. Ato janë rezultat i përkushtimit të fermerëve dhe politikave që atyre u japin siguri për të investuar. Pikërisht për këtë arsye këtë vit flasim për një sezon të mirë dhe flasim për një model të ri të mbështetjes së fermerëve. Në udhëzimin administrativ për pagesa direkte 2026 kemi ndërtaur një sitem modern të drejtë dhe stimulues i cili nuk mbështet vetëm sipërfaqen e mbjellë por edhe prodhimin, cilësinë, fermerët e rinj, fermat e vogla dhe praktikat e qëndrueshme të prodhimit”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri në detyrë Kurti, foli edhe për mbështetjen për fermerë për këtë vit.

“Paketa e subvencioneve për vitin 2026 sjellë rritje të konsiderueshme sjellë mbështetje edhe për sektor të tjerë strategjik. Kësisoj për sektorin e perimeve e kemi rritur mbështetjen me 30% duke e quar subvencionin në 1054 euro për hektar për sipërfaqe të mbjella me perime në fushë të hapur apo në sera. Me 30% është rritur mbështetje ehde për sipërfaqet e mbjella me pemë, mbështetje është rritur me 20% për grurin me rendiment të lartë, për mjedrat, patatet, fasulet, mëshqerrat për riprodhim dhe viçat pë majmëri. Për vreshtat kemi rritur mbështetjen prej 10%, ndërkaq vazhdon subvencioni prej 7 centës për çdo litër qumësht të dorëzuar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, paralajmëroi se prodhimi i grurit mund të arrijë për herë të parë rreth 400 mijë ton, ndërsa rreth 23 mijë fermerë pritet të përfitojnë nga skema e subvencioneve për këtë kulturë.

“Sivjet të gjitha shenjat janë që do të kemi një rendiment rekord në Kosovë. Është momenti kur do e korrim ehde mundin e fermerëve tonë por edhe të përpjekjeve tona të përbashkëta. Ne na thojën projeksionet që do të kemi dikund rreth 400 mijë ton grurë këtë vit që do të jetë për herë të parë që Republika e Kosovës i prek 400 mijë ton dhe është dikund rreth 50 mijë ton më shuëm sesa një vitin 2021. Po ashtu është e rëndësishme të potencohet se këtë vit do të jenë dikund rreth 23 mijë fermerë që përfitojnë nga skema e grurit dhe pagesat e tyre për hektar do të sillen mes 460 deri në 600 euro për hektar”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor