Lajmet

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

10.07.2026 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit.
Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është e rëndësishme që Gjini të takohet me të.

“Unë kur i mblodha numrat e deputetëve 53 + 22 + 18 nuk thashë edhe + 7 për shkak se kryetari i AAK-së nuk e ka konsideruar të arsyeshme, të nevojshme që të takohet me mua. Unë besoj që është e rëndësishme që të takohet me mua. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Ne edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri, padyshim që do të jemi bashkë në institucione. Dhe në kohën kur takimet zhvillohen gjithandej, pothuajse secili me secilin, nuk besoj që është në rregull që një parti e respektuar parlamentare si AAK-ja të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese. Andaj edhe po duhet të them 93, në vend se 100”, tha ai.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje llogarit edhe në mbështetjen e partive të komuniteteve joshumicë, me të cilat ka bashkëqeverisur edhe në të kaluarën.

“Por, gjithashtu, edhe partitë e pakicave, të cilat kanë qenë në të kaluarën bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, ne nuk kemi asnjë arsye për të besuar që nuk do të jetë sërish njësoj. Kështu që, jo vetëm që kemi 58 deputetë si Lëvizje Vetëvendosje, por njëkohësisht i kemi shumicën e deputetëve në Kuvendin e Republikës, madje kemi më shumë se 61 që është minimumi i nevojshëm”, tha ai.

Kurti theksoi se përgjegjësia për formimin e qeverisë i takon partisë fituese, por se zgjedhja e presidentit kërkon konsensus më të gjerë politik.

“Por edhe një herë po e theksoj, nëse unë si fitues i zgjedhjeve, kryetar i Vetëvendosjes, kam përgjegjësinë për formimin e qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Zgjedhja e presidentit është menduar që të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët. Andaj edhe ne pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale. Pra dikush i cili nuk është i asnjë partie politike. Dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale. Dikush i cili ka vlera të dëshmuara kombëtare, profesionale, qytetare. Dhe në këtë mënyrë të jetë shprehje e unitetit ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria jonë”, tha ai.

Sipas Kurtit, fryma e Kushtetutës kërkon përfshirje të gjerë politike në zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Kjo është, kjo është, jo ideja jonë dhe kërkesa jonë, por kjo është fryma dhe germa e Kushtetutës. Edhe një herë po e ritheksoj, për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për zgjedhjen e presidentit, të gjithë kemi përgjegjësi. Tash jemi në fazën e konsultimeve me partitë opozitare. Domethënë me PDK-në dhe LDK-në që pranuan që të takohemi dhe të bashkëbisedojmë për një zgjidhje politike për rrugën përpara. Ne jemi të interesuar që t’i japim kohë diskutimeve, konsultimeve, në mënyrë që legjislatura e 11-të të ketë jo vetëm kryetar kuvendi e kryeministër, por edhe president”, tha ai.

Kujtojmë se takimi Kurti-Hamza ka përfunduar tashmë, dhe i njëjti rezultoi pas ndonjë marrëveshje politike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë