Një tubim protestues për të kundërshtuar prezencën e trupave amerikane në Filipine është kthyer në një skenë dhune.
Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, ngjarja ka ndodhur jashtë ambasadës amerikane në Manila.
Po sipas medieve të huaja, në këtë rast, policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.