Lajmet

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

09.07.2026 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit, derisa ka bërë të ditur se nuk e mendon dorëheqjen pas rezultatit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë të drejtë statutare të kërkojnë mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm, por shtoi se zgjedhjet e rregullta në parti do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Në LDK nuk është deponuar asnjë nënshkrim deri më tani. Proceduralisht janë të lirë një e treta e delegatëve të Kuvendit kurdo që dojnë, sa herë që dojnë, t’i deponojnë nënshkrimet për thirrje të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përmbajtësisht për ne, dhe për Kryesinë e LDK-së, zgjedhjet e rregullta të LDK-së mbahen në afatet e rregullta. Ato janë vitin e ardhshëm. Pra, nuk ka distancë të largët kohore dhe për më tepër, përmbajtësisht LDK-ja ka dalë prej një Kuvendi të 31 janarit. Dhe një parti serioze nuk matet me sa herë, çfarëdo qoftë ajo dëshiron të mbajë kuvende, po se sa i respekton vendimet e veta”, tha ai.

Ai u zotua se çdo kërkesë eventuale për Kuvend të jashtëzakonshëm do të trajtohet sipas procedurave statutare.

“Gjithsesi, zotohem, dhe këtu para jush edhe para të gjithë të tjerëve, që sa herë që deponohet ndonjë nënshkrim çfarëdo qoftë ai, do ta trajtoj menjëherë sipas rregullave statutare dhe Kuvendin në fjalë. Dhe natyrisht vendimet e Kuvendit janë demokratike, as jemi të prerë, as qëndrojmë me forcë, janë vullnete të lira demokratike. I lirë ka qenë dhe vullneti i 31 janarit. Natyrisht, do të dëshiroja që LDK-ja të merrej sa më pak me çështje që e ndajnë LDK-në. Pra, nuk i dëshiroj ndarjen e LDK-së. Besoj që kur kemi pasur një Kuvend para disa kohe, e tani po kemi nisma le të themi të njëanshme, nuk i bëjnë mirë LDK-së”, tha ai.

I pyetur nëse e mendon dorëheqjen pas rezultatit zgjedhor, Abdixhiku tha se nuk e mendon një gjë të tillë.

Duke komentuar mungesën e disa anëtarëve në mbledhjen e partisë, ai tha se debatet duhet të zhvillohen brenda organeve të LDK-së dhe jo në publik.

“Të gjithë anëtarët s’marrin pjesë gjithmonë. Por vendin e kanë këtu. Pra, anëtarët e Kryesisë e kanë vendin në Kryesi, kryetarët e degëve e kanë vendin në Kolegjiumin e degëve. Përderisa diskutojmë brenda organeve të partisë, është e mirë. Përderisa bëjmë luftë publike jashtë, atëherë s’ka arsye të thirremi që jemi institucionalistë të vërtetë. Institucionalizmi duhet të jepet me shembull. Për të njëjtit, zakonisht janë duke munguar. Shikoni ka, patjetër, patjetër. Është legjitime të kërkohet një gjë e tillë, dhe është legjitime të respektohet vullneti i shumicës, dhe shikoni, ta kuptoni se ne këtu s’po qëndrojmë me forcë edhe me zorr. Është vullneti i anëtarësisë së LDK-së për aq sa është. Kushdo që vjen tjetër, shpresoj që punon më mirë. Misioni ynë është ta marrim LDK-në nga një pozitë e rëndë, ta lëmë më mirë sesa që e kemi gjetë. Ky është misioni ynë, të tjerat janë të parëndësishme”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale