Një tërmet i ri është regjistruar mbrëmë në Shkup

E publikuar: 19/10/2016 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet me magnitudë prej 1,8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmë në orën 22 e 13 minuta në Shkup dhe rrethinë, kumtoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin epiqendror të Shkupit, ndërsa në Shkup dhe rrethinë është ndjerë me intensitet prej 3 deri në 4 ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.