Lajmet

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

08.07.2026 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit të mbajtura në Kosovë.

Me këtë hap, është hapur edhe rruga për krijimin e institucioneve të reja dhe rrjedha e afatit për kostituimin e Kuvendit të Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen e suksesshme të seancës konstituive të Kuvendit fillon nesër, më 9 korrik dhe përfundon më 7 gusht 2026.

Sipas tij, seanca duhet të thirret nga Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes.

Ai ka shtuar se nëse kjo nuk ndodh brenda afatit, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e tridhjetë.

“Para seancës, Albulena Haxhiu, në cilësinë e Kryetares së legjislaturës paraprake, duhet ta thërrasë mbledhjen përgatitore me kryetarët e 15 subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend. Kjo mbledhje mbahet jo më vonë se pesë ditë para seancës konstituive dhe shërben për përgatitjen e rendit të ditës dhe caktimin e vendeve ku do të ulen deputetët në sallë, sipas subjekteve politike.”, ka thënë Cakolli.

Ai ka shtuar se seancën konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, do ta drejtojë deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga LVV, i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP.

Sipas tij, rendi i punës është veçse i paracaktuar. Fillimisht formohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, raporti i të cilit votohet me shumicë votash.

“Pastaj bëhet betimi i deputetëve; më pas votohet Kryetari i Kuvendit dhe, në fund, nënkryetarët e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit propozohet nga LVV, si subjekti më i madh parlamentar, dhe zgjidhet me së paku 61 vota. Nëse i njëjti kandidat nuk i merr votat pas tri tentimeve, duhet të propozohet kandidat tjetër. Votimi për Kryetarin duhet të jetë i hapur, përveç nëse ka konsensus për ndryshim të mënyrës së votimit.”, ka thënë ai.

Pas zgjedhjes së Kryetarit, sipas Cakollit, Kuvendi vazhdon me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve.

“Tre propozohen nga tri subjektet më të mëdha parlamentare, LVV, PDK dhe LDK. Një propozohet nga deputetët e komunitetit serb, përkatësisht nga LS, ndërsa një nga deputetët e komuniteteve të tjera jo-shumicë. Të gjithë zgjidhen me së paku 61 vota. Parimisht, nënkryetarët duhet të votohen në pako. Së paku tre nënkryetarët e propozuar nga subjektet më të mëdha parlamentare mund të votohen në një votim, ndërsa dy nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë në një votim tjetër. Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur Kryetari dhe të pesë nënkryetarët.”, ka shtuar ai.

Sipas tij, vetëm pas konstituimit të plotë të Kuvendit hapen dy procedura të ndara kushtetuese, ajo për formimin e Qeverisë dhe ajo për zgjedhjen e Presidentit.

“Këto procedura nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën dhe as Kushtetuta, as aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk e kushtëzojnë formimin e Qeverisë me zgjedhjen paraprake të Presidentit.”, ka thënë Cakolli.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës