Bajram Gecaj Bojken Abazit: “Bolshevik me farmerka” shkolla juaj ka vdekur moti në Kosovë

E publikuar: 18/10/2016 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj deklaratat e zyrtarit të Vetëvendosjes, Boiken Abazit i sheh të tipit bolshevik që nuk kanë më vlerë në Kosova. Ai ka ironizuar më të duke e quajtur bolshevik me farmerka.

“BOJKEN ABAZI – KY BOLSHEVIK ME FARMERKA Në qasjen e tij përjashtuese ta qon mallin e bolshevikut, majtistit ekstremist në përpjekjen për ta justifikuar qëllimin, Bojken Abazi, bojkoton të vërtetën historike, bojkoton tabanin e qëndresës shqiptare në Kosovë, për ta trilluar një sajesë antikombëtare.” shkruan Gecaj.

Ai më tej në komentin e tij vazhdon të shprehet se “Për më shumë, duke mos e njohur të vërtetën, ofendon me zellin partiak plotë kryeneçësi. Krejt kjo bëhet edhe më e neveritshme kur Bojkeni mundohet sajesën e tij partiake ta ambalazhoj me identitet të mirëfilltë nacional. ‘Nëna Kosovë’ është sajesë, thotë bojkotuesi i të vërtetës historike. Që kur i nderuari ‘bolshevik me farmerka’ po na shkojke atdhetarizmi shqiptarë me majtizmin ekstremist.”

“Kuptoni njëherë e përgjithmonë, kjo shkollë politike ka vdekur moti në Kosovë” thekson Gecaj duke shtuar : E kemi davaritur me ndihmën e erërave demokratike që erdhën nga bota demokratike perëndimore. E kemi anashkaluar deri në përçmim, me elegancë dhe largpamësi rugoviste. Ti tani, nxënës i devotshëm me shami (mendime) të kuqe rreth qafe, do ta ngjallësh këtë mendësi në Prishtinë, bile duke na u shitur patriot. ‘Unë biri yt Kosovë’ është ecja jonë vertikale në histori, është himn i qëndresës tonë të cilën xhaxhi yt, dhe shumë xhaxhallarë të tjerë si ai, nuk e përkrahën kurrë, ndërsa ti nuk e kuptove asnjëherë.