Simiq: S`ka dialog në Qeveri, derisa një palë bën kushtëzime

E publikuar: 18/10/2016 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se me aprovimin e Ligjit për Investime Strategjike janë shkelur të drejtat e serbëve dhe e drejta ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

Këto komente ai i bëri pas dorëzimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së Listës Serbe për ligjshmërinë e ligjit për investime strategjike, njofton Klan Kosova

Sipas tij, ky ligj ndërhyn edhe në pronat e kishës ortodokse serbe në Kosovë.

 Simiq ka thënë po ashtu se nuk ka dialog në Qeveri, derisa një palë bën kushtëzime.