AUV demanton publikimin e rezultateve të analizave të qumështit: Ende nuk kanë përfunduar

06.07.2026 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AUV demanton publikimin e rezultateve të analizave të qumështit: Ende nuk kanë përfunduar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka demantuar lajmet e publikuara në disa media, sipas të cilave janë bërë publike rezultatet laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më 2 korrik 2026.

Sipas AUV-së, institucioni nuk ka dërguar asnjë email me rezultate laboratorike, pasi analizat ende nuk kanë përfunduar.

Në reagimin zyrtar, AUV thekson se informacionet e publikuara nuk përfaqësojnë qëndrimin e institucionit dhe nuk burojnë nga ky institucion. Agjencia bën të ditur se analizat laboratorike të mostrave janë ende në proces përpunimi.

AUV rikujton se edhe në takimin e zhvilluar sot me përfaqësuesit e qumështores “Vita” dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit është theksuar se rezultatet zyrtare do të publikohen vetëm pasi të përfundojnë të gjitha analizat laboratorike dhe të verifikohen nga autoritetet kompetente.

Në fund, Agjencia u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit publik që të mbështeten vetëm në komunikimet zyrtare të AUV-së dhe të shmangin publikimin e informacioneve të paverifikuara, të cilat mund të dezinformojnë publikun dhe të dëmtojnë besimin në procesin e kontrollit zyrtar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh