Mediat serbe s’i ndahen Thaçit, tash e akuzojnë se ia siguroi fitoren Gjukanoviqit në Mal të Zi

E publikuar: 18/10/2016 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portali beogradas “Allo”, sot ka shkruar se shërbimet sekrete të Malit të Zi dhe të Kosovës bashkërisht kanë planifikuar që të akuzonin serbët për terrorizëm, duke ia siguruar kështu Millo Gjukanoviqit tre për qind të votave vendimtare, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij portali, tërë planin e kanë përgatitur nënkryetari i qeverisë malazeze, Dushko Markoviq, si dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës e porositur prej Thaçit.

“Ata i kanë përgatitur armët, përmes të cilave pretendohej se do të kryhej puçi”, shkruan portali “Allo”.