Gjermania ndihmë 47 milionëshe Kosovës, Hoti thotë se po negociohen projektet

E publikuar: 18/10/2016 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se po negocion me Qeverinë e Gjermanisë që të tërheqë për Kosovën projekte me vlerë 47 milion euro. Ai njofton se këto projekte do të zhvillohen gjatë vitit 2016-2017.

“Në Berlin po negociojmë me Qeverinë e Gjermanisë për projektet në shumë prej 47 milion euro që Gjermania pritet të financojë në Kosovë për vitet 2016 dhe 2017. Këto janë projekteve në trajtimin e ujërave të zeza në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, trajtimin e mbeturinave, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupcionit, efiçienca e energjisë, përafrimi i Kosovës dhe BE-në dhe fusha të tjera” shkruan Hoti.

Hoti më tej thekson: “Gjermania është ndër partnerët tanë kryesorë, me një kontribut të jashtëzakonshëm drejt arritjes së qëllimeve për zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim evropian. ”