Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, po vazhdojnë t’i ikin këshilltarët. Pas ikjes së Gëzim Kasapollit e Lekë Musës, kabinetit të Veselit shpinën tashmë ia ka kthyer edhe Skender Berisha.
Berisha që njihet njëri shumë i afërt me Veselin, tani e disa ditë ka nisur punën në Ministrinë e Drejtësisë, si këshilltar për media në zyrën e ministres Dhurata Hoxha, shkruan Gazeta Fjala.
Skender Berisha një kohë të gjatë ka punuar edhe PDK, në zyrat për media.

















