Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

E publikuar: 18/10/2016 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë eurosh për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave të tjera emergjente të ndërmarrjes publike qendrore, Aeroporti i Gjakovës.

Qeveria, po ashtu, ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor, raporton KP.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili prezantoi Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor, tha se përmes këtij projektligji Ministria e Shëndetësisë forcon rolin e saj mbikëqyrës.