Konferencë kundër trafikimit me qenie njerëzore

E publikuar: 18/10/2016 07:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot shënohet 18 Tetori – Dita Evropiane Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Për të shënuar këtë ditë, Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të organizojë konferencë për Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Në këtë konferencë që do ta udhëheqë, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, do të marrin pjesë:  Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Dellawie, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të këshillit gjyqësor, prokurorial dhe të Policisë së Kosovës.

 Ndryshe, trafikimi i qenieve njerëzore është njëra nga mënyrat moderne të skllavërisë, ku kryesisht vajzat e reja, detyrohen që të ofrojnë shërbime seksuale me detyrim. Viktimat, të cilat bien pre e trafikantëve, pas shfrytëzimit, në shumë raste përfundojnë jetën e tyre tragjikisht.

Dukuria e trafikimit ka filluar të shfaqet viteve të fundit edhe në Kosovë, ku kryesisht vajza që detyrohen të merren me këto aktivitete të jashtëligjshme janë nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe shtetet e Evropës Lindore.