Lajmet

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

04.07.2026 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit dhe mungojnë rastet e zyrtarëve të lartë të dënuar apo konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, vlerëson ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Preteni tha se përgjegjësia kryesore për këtë situatë bie mbi prokurorinë, ndërsa theksoi se mungon edhe vullneti politik për ndryshimet e nevojshme ligjore që do ta bënin më efikase luftën kundër korrupsionit.

Preteni tha se perceptimi i qytetarëve mbetet treguesi kryesor për nivelin e korrupsionit në vend dhe se ai vazhdon të jetë negativ.

“Jo, nuk ka lëvizje progresive. Njësi tjetër matëse për korrupsion s’ka përveç perceptimit të përgjithshëm, edhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin në bindjen se në Kosovë nuk luftohet korrupsioni. Element tjetër është që s’ka asnjë rast të fuqishëm, të ndonjë zyrtari të lartë që është i burgosur për korrupsion. Nuk ka asnjë konfiskim të pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme. Derisa institucionet e tjera kanë lëviz në përgjegjësi të plotë, të themi te pjesa e drejtësisë nuk ka progres, nuk ka lëvizje, edhe duhet të ripërsëris atë frazën se diferencën në mes shtetit demokratik edhe anarkisë e bën prokuroria. Në Kosovë prokurori ka vetëm formalisht, kurse te pjesa e luftimit të korrupsionit rezultatet janë zero”, tha ai.

Sipas tij, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi prokurorinë, por edhe mbi institucionet dhe klasën politike, të cilat, sipas tij, kanë bllokuar nismat ligjore kundër korrupsionit.

“Po hapi kryesor është te prokuroria, mirëpo edhe mekanizmat e tjerë kanë detyrime, kanë obligime edhe në retrospektivë e kthejmë prapë që tre-katër vitet e fundit çdo iniciativë për ndryshim të legjislacionit që kishte me bë luftën kundër korrupsionit më të suksesshme, të gjitha bllokohen. Domethënë nuk ka një pëlqim, një pajtueshmëri të përgjithshme të spektrit politik që të ketë angazhim kundër korrupsionit. Të gjitha nismat ligjore të gjitha dërgohen në Gjykatë Kushtetuese, aty prolongohen dhe rezultate nuk ka. Kështu që, përveç ndarjes së një mjeti për institucionet e drejtësisë që prokurorët, gjyqtarët marrin paga të majme dhe të mira, në anën tjetër nuk ka as transparencë, as llogaridhënie, as ndryshim të legjislacionit. Besoj se konstatimi se në Kosovë, si në shtetet hiç mos të shkojmë më larg, në shtetet e rajonit, kryeprokurori duhet të zgjidhet nga Kuvendi dhe t’i raporton Kuvendit”, tha ai.

Preteni tha se problemi kryesor në Kosovë lidhet më shumë me krimin e organizuar sesa me korrupsionin klasik, duke veçuar prokurimin publik si fushën më të rrezikuar.

“Po ndoshta është termi i korrupsionit i ulët, domethënë në Kosovë nuk ka shumë korrupsion, ka krim të organizuar dhe krimi i organizuar më shumë shihet në momentin kur te prokurimi publik. Kur shumë persona, shumë zyrtarë brenda një institucioni merren vesh, të kushtëzuar për të shkelur ligjin, për mos e respektuar ligjin. Domethënë korrupsioni fillon tek faza e kërkesës për një aktivitet të prokurimit dhe kjo fushë mbetet fusha sepse është mundësi, thënë në thonjëza, që me rrezik të vogël me fitu shumë, për kohë të shkurtër edhe shumë persona me një pak rrezikim me fitu shumë”, tha ai.

Duke folur për rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ai tha se luftimi i korrupsionit duhet të mbetet përgjegjësi ekskluzive e organeve të drejtësisë.

“Te pjesa e luftimit të korrupsionit nuk ka nevojë për atë Agjenci. Por të gjitha rastet duhet nga policia, nga prokuroria, të atakohen, të ngriten aktakuza dhe të ketë gjykime meritore. Mendoj që ligjvënësi ka bërë mirë me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, që të ketë angazhime më shumë te pjesa e etikës, integritetit dhe parandalimit të korrupsionit në përgjithësi. Por luftimi i korrupsionit mbetet detyrë primare e prokurorisë”, tha ai.

Sipas Pretenit, Kosova duhet të ndjekë modele si ai i Shqipërisë dhe Kroacisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.

“S’ka vullnet politik për të ndryshuar legjislacionin, edhe më pastaj nuk ka vullnet që të bëhen lëvizjet a t’i marrin përvojat e mira. E shoh që në Kosovë mund të prolongohen gjërat, por pa një spastrim të mirëfilltë të prokurorisë si modelin e Tiranës nuk mund të lëvizim. Duhet të ketë një spastrim themel prej Gjykatës Kushtetuese e të gjitha gjykatave dhe gjithë prokurorive, e më pastaj të fillon puna e mbarë dhe e mirë. Mendoj që Tirana është një shembull, jo ndoshta modeli më i mirë, por është një shembull. E kemi edhe Kroacinë e cila lëviz në këtë drejtim, ka mekanizma të specializuara që luftojnë korrupsionin, kanë përvojën 15-vjeçare, dhe nuk duhet të shkojmë më larg domethënë t’i marrim këto dy përvojat të lëvizim”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në