Janë publikuar pamjet e para të vrasjes, e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.
Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.
I dyshuari, edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social “Facebook”, shkruan “Indeksonline”.
Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet përkitazi me këtë rast, ende janë duke vazhduar.

















