Lajmet

Gucati: Shtyrja e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së e papranueshme, s’rrimë duarkryq

02.07.2026 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gucati: Shtyrja e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së e papranueshme, s’rrimë duarkryq

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ky vendim për këtë organizatë është i papranueshëm.

“Për ne është një vendim i papranueshëm, duke e ditur që është stërzgjatur kjo procedurë, apo mund të them kjo gjykatë ka stërzgjatë vendimin. Edhe ata janë duke mbajtur peng që gjashtë vite veç po shkojnë, ata janë duke u mbajtur peng presidenti edhe të tjerët. Tash kjo gjykatë më shumë po ngjason, sikur një instrument politik, jo instrument i drejtësisë, por instrument politik. E vazhduan gjashtë ditë para disa muajve më herët, tash prapë e vazhduan edhe sot që i bjen edhe nja 67-8 ditë që i bjen deri më 16 shtator, diku në ora 10:00. Por, në fund të fundit, është një datë edhe një orë tash që është caktuar. Por, për ne është e papranueshme, se pritja e gjatë, po të lë me dyshu, ne po na lë me dyshu tash, që fakt se nuk është drejtësi, por është politikë”, tha ai.

Gucati u shpreh se kjo pritje nuk është e mirë për qytetarët e Kosovës dhe se OVL-UÇK nuk do rrijë duarkryq.

“Kjo pritje që po bëhet nuk është mirë as për familjen, as për të afërmit, as për neve si organizatë e veteranëve, as për ju si qytetarë të Kosovës, se po na lë me dyshu mos po ndodh më e keqja, që dhashtë Zoti mos të ndodhë, nuk besoj që do të ndodhë, por, për ne është e papranueshme. Ne, së shpejti me kryesi do të ulemi, do të bisedojmë edhe do të shohim çfarë hapa do të marrim. Pas ditës së hënë e andej, apo do të organizojmë ndonjë protestë, apo do të dalim të pakënaqur, tani nuk mund të paragjykoj asgjë, por ne nuk do të rrimë duarkryq”, tha ai.

Gucati theksoi se nuk kanë besim tek Gjykata Speciale, dhe se vendimi i ditës së djeshme është edhe një shkelje tjetër e kësaj të fundit.

“Janë bërë shkelje që s’mundemi me i numëruar, sa shkelje ka bërë kjo gjykatë deri më sot. Po kjo është shkelja e fundit që e bëri me ditën e djeshme, ku ne të gjithë jemi përgatitur, të gjithë kemi menduar që më 20 korrik po merr fund verdikti, gjithmonë po merr fund në të mirën tonë, në të mirën e tyre që janë në burg. Por, kjo çka na befasoj tash, gjykata thotë do të merr vendim veç e veç, për çdo njërin veç e veç. Kjo, unë e di pse e ka bërë këtë, e ka bërë për t’i ulur tensionet në Kosovë, për t’i ulur tensionet te njerëzit, te qytetarët e të gjithë. Por, ne nuk i besojmë kësaj gjykate, prapë nuk i besojmë. 

Kjo gjykatë ka manipuluar shumë, ka luajtur shumë me neve, nuk e di, që ka marrë dokumentacione nga Serbia, nga prokurori serb, edhe nga njerëz të fabrikuar apo të përpunuar. Edhe kjo është frika jonë që ne tash nuk i besojmë kësaj gjykate. E thashë edhe fillim, pikërisht kjo është gjykatë, ma çon mallin e Gjykatave së Jugosllavisë, gjykatat jugosllave kanë qenë gjykata politike. S’kam dashur të besoj këtë kurrë, s’kam dashur as të mendoj që kjo gjykatë mund të jetë e tillë, por ja që kjo gjykatë po do me na dalë gjykatë politike”, tha ai.

Ai shpreson që vendimi do jetë pozitiv dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të lirohen.

“Vendimi do të jetë në anën tonë pozitive, më të mirën e mundshme. E mira e mundshme me u liru ata, edhe duhet të lirohen, se s’ka bazë, s’ka fakte, s’kanë argumente. Edhe ne shpresojmë, duam të besojmë fuqishëm, unë edhe të gjithë ju, edhe veteranët, që ata do të lirohen, edhe qytetarët shqiptarë janë me mendimin që ata duhet të lirohen, që nuk ka fakte. Në momentin që s’ke argumente, do të thotë ka marrë dokumentacionin nga Serbia, dhe jo nga njerëzit këtu që kanë vepruar, por ka marrë faktet nga Serbia, ku me çdo kusht për t’i kënaqë epshet e Serbisë, apo të Rusisë  me i kënaqë epshet e tyre, edhe i kanë marrë në burg krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo krerët e shtetit, të cilët e shpallën pavarësinë, edhe të cilët e sollën lirinë bashkë me qytetarët, kuptohet, se lirinë veç ata katër s’kanë mundur ta sjellin, por bashkërisht me njerëzit, ata kanë qenë bartësit e këtyre projekteve kaq të mëdha të shtetit të Kosovës”, tha ai, për Ekonomia Online.

Gucati beson se Evropa i detyrohet Kosovës të tregojë realitetin dhe të jetë e drejtë.

“Besoj që këta njerëz duhet të lirohen të gjithë, të pafajshëm, dhe duhet të lirohen të pafajshëm, se ashtu është edhe puna, s’ka argument, s’ka fakt. S’ka fakt. Besoj se Evropa na ka borxh neve shumë, dhe këtë borxh duhet ta paguajë tash me mirësi, duke treguar realitetin edhe drejtësinë, asgjë më shumë”, ka thënë ai.

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, duke qenë se në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh