“Termokosi” nis sezonin nën akuzat për shkelje ligjore në zgjerimin e rrjetit

E publikuar: 17/10/2016 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërmarrja “Termokos” nis këtë sezon të ngrohjes nën akuzat për keqpërdorime të detyrës zyrtare, që ndërlidhen me zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka deklaruar se shefat e ndërmarrjes “Termokos” kanë tentuar që t’i lidhin në rrjet ndërtesat, të cilat nuk e kanë pasur radhën, shkruan sot “Koha ditore”.

“Ne e kemi ndërprerë një tentim për të lidhur një objekt banesor në Matiçan, sepse zgjerimi i rrjetit duhet të bëhet mbi bazën e një master-plani, i cili rrjetin e shpërndarjes e bën sipas radhës ku janë ndërtesat, e jo të kapërcehen shtatë objekte banesore dhe të lidhet e teta në rrjet, siç është tentuar të bëhet në Matiçan”, ka thënë Ahmeti.