Pas më shumë se një viti, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që ta përmbyllë procesin tenderues për furnizim me targa të automjeteve.
Kjo pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka bërë publik vendimin, me të cilin janë hedhur poshtë tri ankesat e operatorëve ekonomikë të eliminuar dhe ka autorizuar MPB-në që të vazhdojë aktivitetin e prokurimit.
Ky vendim i OSHP-së ka ardhur vetëm një javë pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për tenderin në fjalë, për shkak të zvarritjes së tenderit.
Mirëpo, kompanitë ankuese që pretendojnë se janë eliminuar padrejtësisht nga gara nuk pajtohen me vendimin e OSHP-së, madje akuzojnë MPB-në se e ka rekomanduar për kontratë një kompani të papërgjegjshme dhe më të shtrenjtë për rreth 500 mijë euro.
MPB-së i mbetet që brenda 10 ditësh të ndërmarrë hapat e nevojshëm për këtë aktivitet.
















