Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e mbrëmjes së të shtunës në jug të vendit, por edhe në Tiranë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Janinës në Greqi, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me mangnitute 5.3 ballë i shkallës rihter.
Korrespondentët e Top Channel në qytetet e jugut konfirmojnë se edhe pse lëkundjet kanë qenë shumë të forta, nuk raportohet për dëme.
Ndërkohë i gjithë veriu i Greqisë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ka patur lëkundje të shpeshta tërmeti, por më i forti ka qenë ai në afërsi të Janinës.
















